Policia e Shtetit vazhdon lumin e arrestimeve pas protestës së opozitës ditën e djeshme.
Mësohet se numri i të arrestuarëve është rritur në 40. Policia e Shtetit ka kryer disa aksione ‘blic’ gjatë natës për të arrestuar këta persona në qytete të ndryshme. Motivi pse arrestohen, është se dyshohen se kanë kryer akte të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Policia ka kryer kontrolle në banesat e disa shtetasve dhe ka shoqëruar në polici 20 persona, duke e çuar numrin e të shoqëruarve në 40, pas shoqërimeve të kryera dje.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u arrestua dhe ish drejtor i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.
Nga ana tjetër, PD i ka bërë thirrje policisë të ndalojë arrestimet. Mbrëmjen e djeshme deputetë të opozitës shkuan në komisariat për të kërkuar lirimin e të arrestuarëve ku patën dhe përplasje mes policëve (kliko këtu)./DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/