Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sakrificat e një nëne shqiptare: I nisja djalit çdo 3 muaj foto mos më harronte

17/02/2019
Sakrificat e një nëne shqiptare: I nisja djalit çdo 3 muaj foto mos më harronte
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aida një grua me origjinë nga Vlora ka qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” në TvKlan për t’i kërkuar prindërve të saj të bashkohen me të dhe të birin në Kanada.

Aida ka treguar historinë e jetës së saj ku u shpreh se para 20 vitesh së bashku me ish-bashkëshortin emigroi për në Greqi, ku qëndruan rreth dy vite e gjysëm, por gjërat nuk shkuan siç duhet.

Më pas u drejtuan për në Kanada ku patën probleme të shumta me dokumentacionin. Nga stresi i tepërt Aida humbi fëmijën e parë, ndërsa më pas mbeti sërish shtatzënë me Peterin, djalin e saj. Por duket se problemet nuk përfunduan, pasi ish-bashkëshorti i saj vendosi të kthehej në Shqipëri duke e lënë vetëm me djalin e vogël.

“Pas disa problemeve ai u largua në Shqipëri dhe unë isha vetëm. Prindërve nuk i tregova për largimin e tij. Aty u detyrova që djalin ta çoja në “babysitter” (dado), sepse nuk ishte e lehtë dhe fillova një punë të dytë. Kishte momente që djalin nuk e shihja për tre ditë. Fillova të bëja tre punë vetëm për Peterin. Më vonë e dërgova në Shqipëri me një të panjohur tek prindërit në Vlorë, sepse nuk e mbaja dot në Kanada. Ai ishte vetëm 18 muajsh,”- thotë mes lotësh Aida. Ndër të tjera ajo theksoi se dërgonte foto të saj gati çdo tre muaj në mënyrë që i biri të mos ti  harronte fytyrën. “Kur ishte 5 vjeç e gjysëm erdha në Shqipëri, por nuk e mora dot, sepse nuk kisha të gjitha dokumentet që i ati nuk i jepte. Peteri nuk ka marrëdhënie dhe nuk e njeh të atin. Një vit më vonë, në moshën 6 vjeç e gjysëm djali erdhi në Kanada, në Toronto, dhe më rrinte larg, sepse ishte shumë i dhënë pas gjyshes. Ai donte të flinte me gjyshen në një krevat dhe e detyroi atë të vinte në Kanada”.

Aida tregon se e ëma e ka ndihmuar shumë, ajo e ka rritur djalin e saj, kujdesej për të, e dërgonte në shkollë dhe punonte për një ekonomi më të mirë. Gjithashtu ajo theksoi se djali kishte një lidhje tepër të veçantë me gjyshen e tij.

Peteri tashmë është 16-vjeç dhe ka nisur të punojë që në moshën 14-vjeçare për të ndihmuar të ëmën. Përmes emisionit Aida i ka dërguar mesazh prindërve të saj në Vlorë, për t’i kërkuar që të bashkoheshin në Kanada me të dhe Peterin.  Ata e pranuan ftesën për të qenë pjesë e emisionit  dhe u emocionuan shumë kur panë Aidën dhe Peterin në anën tjetër të zarfit.

I ati i Aidës, z. Lefter në dhjetor të vitit të kaluar  i është  nënshtruar një operacioni në zemër dhe nuk mundi t’i mbante lotët dhe emocionet duke mos i lënë ata të flasin, por kërkoi mënjeherë t’i përqafonte. Më pas moderatori Gjebrea u shpreh se Aida dhe Peteri duan që ata t’i bashkohen në Kanada, por babai i Aidës ishte kategorik për të mos lëvizur nga Shqipëria.

 

Tags: E diela shqiptareka nje mesazh per ty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.