Protesta e opozitës, policia jep shifra: 15 të arrestuar në flagrancë, 7...

Protesta e opozitës, policia jep shifra: 15 të arrestuar në flagrancë, 7 në kërkim

145
0
Shares

Polica e shtetit ka bërë me dije detaje nga arrestimet e personave pas protestës së madhe të opozitës.

Burime zyrtare, bëjnë me dije se arrestimet janë bërë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura. Policia thotë se  gjatë protestës së djeshme  pati akte të dukshme dhune, ndaj janë arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve.

Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;
E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;
N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;
A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;
R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;
S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;
D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;
H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;
I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;
F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;
S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;
M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;
L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;
P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;
V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

U proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas:

G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;
A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;
R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;
D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;
P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 shtetasve të tjerë.

Materialet iu dërguan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY