Ish-ministri pas protestës: Vendit i duhet një datë zgjedhjesh, Rama të rrijë...

Ish-ministri pas protestës: Vendit i duhet një datë zgjedhjesh, Rama të rrijë nëse është i bindur që fiton

179
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas protestës së madhe kombëtare që u mbajt për disa orë më radhë para Kryeministrisë.

Manjani, një zë i fuqishëm opozitar, shkruan se protesta e sotme e tregoi llumin e madh të pakënaqësisë qytetare. Sipas tij, vendit i duhet një datë zgjedhjesh dhe se Rama nuk ka pse të ketë frikë nëse është i bindur se fiton.

REAGIMI:

Lumi i madh i njerëzve sot ishin treguesi më i madh.

E vërteta është se asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë.

Vendit i duhet një datë zgjedhjesh politike.

Në e mban veten për të fortë, Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament sot dhe të çojë vendin në zgjedhje. Aq më tepër, nëse është i bindur që i fiton. Ska pse të ketë frikë!

Të rrijë vetë Kryeministër dhe t’i lirojë nga burgu dhe përgjegjësia penale të gjithë miqt e vet të fortë e parelinj.

Ska problem fare! Vetëm ta çojë vendin në zgjedhje.

Të tjerat janë muhabete kot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY