Rama, skenar për antimiting në Vlorë, administrata niset me autobusë

Rama, skenar për antimiting në Vlorë, administrata niset me autobusë

106
0
Shares

Në të njëjtën orë që opozita do të zhvillojë nesër protestën e madhe të paralajmëruar prej disa ditësh, qeveria nga ana tjetër do të organizojë një tubim të madh në Vlorë. Është vazhdim i ciklit të takimeve ‘Bashkia që duam’, por këtë radhë Edi Rama është kujdesur që ky takim të ketë një pompozitet më të madh. Synimi i tij është të sfumojë deri diku protestën e opozitës.

Takimi është lënë për të njëjtën orë, me idenë për të marrë edhe vëmendje televizive në hapësirat që qeveria ka blerë në televizionet e vendit. Qindra autobusë do të nisen nga Lushnja, Fieri, Patosi dhe zona të tjera të jugut për të mbushur sheshin, shkruante sot pasdite Lapsi.al.

Kryetarëve të bashkive të jugut, por edhe deputetëve u është lënë porosi të sjellin njerëz të administratës publike dhe mbështetës të tjerë që duhet të duartrokasin Edi Ramën. Kryeministri ka porositur edhe ekrane të mëdhenj për të treguar shfaqjen e tij propagandistike. Takimi i nesërm i Ramës në Vlorë, ngjan të jetë një përpjekje e dëshpëruar e tij për të larguar vëmendjen nga protesta e opozitës. Megjithatë ngjarja kryesore ku do të jenë sytë e shqiptarëve është ajo në kryeqytet, jo takimi i transmetuar në ERTV nga qyteti i flamurit.

Edhe Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi është shprehur se Rama ka urdhëruar FRESSH që të udhëtojë drejt qytetit të Vlorës për një antimiting.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi ka nxjerrë bisedat në grup në Ëhatsapp të FRESSH Durrës, të cilëve u kërkohet të udhëtojnë nesër drejt Vlorës, aty ku pritet që kryeministri të zhvillojë disa takime.

Reagimi i Këlliçit

I tmerruar dhe ne panik total, Edi Rama ka urdheruar FRESSH ne gjithe Shqiperine te udhetoje neser drejt Vlores per antimiting. Pasi i ka poshteruar e turperuar, pasi zgjodhi kriminelet ne vend te te rinjve eurosocialiste, tani po i perdor per fasaden e rradhes. Te rinjte duhet te refuzojne kete maskarade e te mos perdoren si make-up, per pushtetin e kriminalizuar te Edi Rames.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY