Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit ku u bë protagonist, teksa deputeti Paloka e gjuajti me bojë në fytyrë.
Rama sërish vazhdon me talljet ndaj deputetit ku në një mesazh në Twitter nuk i shkruan siç duhet emrin deputetit.
”Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës👎” shkruan Rama.
Paloka më herët e cilësoi gjestin e tij jo si hakmarrje, por si fillimi i 16 Shkurtit, duke deklaruar se kryeministri nuk ka parë asgjë akoma.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/