Identifikohet viktima në Tiranë, gruaja u masakrua me gurë, më pas vritet...

Identifikohet viktima në Tiranë, gruaja u masakrua me gurë, më pas vritet me armë zjarri

491
0
Shares

Një grua është gjetur pajetë në liqenin e Sharrës nga banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë menjëherë.

Nga të dhënat e para, dyshohej se gruaja ishte vrarë, për shkak se në trup janë konstatuar 3 plagë nga plumbat, ndërsa ishte masakruar nga goditjet me gurë.

Policia ka njoftuar vetëm për moshën e gruas, e cila është 45 vjeç ndërsa ende janë të paqarta rrethanat e krimit.

Paraprakisht dyshohet se gruaja është vrarë në vend tjetër, ndërsa më vonë është transportuar pranë kodrave të liqenit. Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup.

Ndërkohë, viktima është identifikuar si Lirie Xhepa rreth 45 vjeç.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY