Gjuajtja me bojë ndaj Ramës, Garda e Policia nisin procedim penal për...

Gjuajtja me bojë ndaj Ramës, Garda e Policia nisin procedim penal për Palokën

162
0
Shares

Garda e Republikës si edhe Policia e Shtetit ka nisur një procesim penal për numrin dy të demokrateve, Edi Paloka, i cili spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama.

Në një deklaratë shpërndarë mediave thuhet se kanë nisur hetimet për agresionin e kryer dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.

Partia Demokratike ka sqaruar menjëherë pse Paloka ndërmori këtë veprim.

Sipas PD, Edi Paloka e gjuajti me boje Edi Ramen, pasi ky e talli ne menyre te perseritur per shkak te menyres se te folurit seancën e shkuar.

Deklarata e plotë

Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY