Fqinjët flasin për familjen e gardistit: Jemi të tronditur, nuk ka mundësi...

Fqinjët flasin për familjen e gardistit: Jemi të tronditur, nuk ka mundësi të vriste gruan

149
0
Shares

Sipas fqinjëve, çifti i bashkëshortëve në Tiranë nuk ka patur asnjëherë probleme dhe cilësoheshin gjithmonë si të rregullt.

Ata shprehen të tronditur, pasi nuk e prisnin që gardisti të qëllonte mbi gruan e tij. Fqinjët madje pretendojnë se kjo do të ketë qënë diçka momentale dhe aksidentale.

”S’na vajti mendja kurrë, kur morëm vesh nuk na vajti mendja kurrë. E ëma dhe i ati i djalit janë në Itali. Tani ka ndodhur kjo gjë, nuk e di. Ky djali shkonte në punë. Kishin një vajzë 3 vjeçe, që mezi e bënë dhe atë. Më vjen keq shumë!”– shprehet një nga fqinjët e habitur.

Familje e mirë, kanë kaq shumë vite këtu. Ai vetë, shumë i mirë. Si e shoqja, ishin njerëz shumë të mirë. Jemi habitur! Asnjëherë nuk kemi dëgjuar konflikte. Kanë një çupkë të vogël. Po dhe ajo e mirë ishte. Nuk e di ose padashje e ka bërë! Nuk e di sesi! Nuk ka mundësi të vriste gruan! Shumë e mirë.”- shprehet një tjetër fqinje e çiftit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, në banesën e tyre, ndërsa ende të paqarta janë motivet. Policia arrestoi 44-vjeçarin Alket Arapaj i cili ishte punonjës i Gardës së Republikës. Viktimë mbeti Ervilma Seferi, 36 vjeçare.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:00 në banesën e çiftit në Allias, ndërsa motivet që e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë janë ende të paqarta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY