Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali, shkolla në Gramsh kthehet në ambient dasmash dhe vdekjesh

11/02/2019
Skandali, shkolla në Gramsh kthehet në ambient dasmash dhe vdekjesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Gjergjovinë të Gramshit, shkurtohen orët e mësimit sa herë ka ceremoni mortore ose dasma në fshat. Drekat dhe darkat shtrohet në ambientet e brendshme të shkollës, duke u mohuar mësimin nxënësve.

Drejtoresha e shkollës urdhëron shkurtimin e orëve të mësimit, duke i kthyer ambientet e shkollës në lokal për zhvillimin e ceremonive mortore dhe dasmave.

Gjithçka ka ndodhur me nismën e saj, duke mos marrë leje as në Zyrën Arsimore të Gramshit.

“Fiks Fare” kontaktoi fillimisht me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, të cilët në bisedë me ta kanë treguar se ditën e zhvillimit të ceremonisë mortore të njërit prej banorëve të zonës, që kishte ndërruar jetë para një jave, ishin shkurtuar orët e mësimit për t’u zhvilluar në ambientet e shkollës dreka e vakisë.

Gjithashtu, sipas banorëve, në këtë shkollë zhvillohen edhe dasma, e sipas tyre kjo është një traditë e hershme e fshatit.
“Është traditë prej kohësh që në këtë shkollë bëhen ceremoni të tilla. Unë dhashë leje, e di që bëra shkelje, por përgjegjësi i ZA-së më tha që të vendos unë, pasi e mora në telefon dhe e pyeta”, u shpreh drejtoresha e shkollës.

Bisedat me nxënësit, banorët dhe drejtoreshën e shkollës:

Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e ka bërë?
Nxënësja: Po
Fiksi: E bëtë pushim atë ditë mo?
Nxënësja: Bëmë pak mësim dhe ikëm.

Fiksi: Më falni ky që ka vdekur para 1 jave, që e ka bërë ceremoninë tek shkolla, ku e ka shtëpinë si vend? Se më thanë diku këtu prandaj.
Nxënësi: Tek ajo shpija e vjetër atje.
Fiksi: sepse ka bërë ceremoninë, a e ka bërë tek shkolla ?
Nxënësi: Po e kuptova.
Fiksi: Ju e keni bërë pushim atë ditë apo mësim?
Nxënësi: Jo deri në orën 12 kemi patur mësim.
Fiksi: Pastaj e bënë aty ceremoninë mortore?
Nxënësi: Po
Fiksi: Sollën arkivolin atje?
Nxënësi: Jo jo, vetëm për njerëzit që hëngrën drekën.

Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e bëri?
Nxënësja 1: Po, drekën,
Fiksi: drekën. Shkurtuat orët apo si e bëtë?
Nxënësja 1 : i shkurtuam.

Fiksi: Ceremoninë mortore tek shkolla e kan bërë
Banor: Po kështu e bëjnë të gjithë ata.

Fiksi: Në shkollë ë?
Banor: Atje në koridor.

Fiksi: Ku e ka bërë ceremoninë mortore tek shkolla?
Banorja: Tek shkolla bënë adetin ata, asetin e asaja, drekën. Drekën hëngrëm tek shkolla.
Fiksi: Shumë mirë që ju lënë. E bëjnë vazhdimisht këtë ceremoninë mortore aty?
Banorja: Jo, jo vazhdimisht janë ca raste.

Fiksi: Po tek shkolla kanë bërë ceremoninë mortore?
Banori 1: Po
Fiksi: Shyqyr që ju kan lënë të paktën.
Banori 1: Po shyqyr dhe na kan zgjidh hall. Edhe për të mirë po të kesh rast.
Fiksi: Dasma bëhen këtu?
Banori 1: Po , po të bësh, bën. Bëjnë, bëjnë.
Fiksi: Po flas kanë bërë dhe këtu.
Banori 1: kanë bërë, kanë bërë.

Fiksi: Më thanë e kan bërë ceremoninë mortore tek shkolla, më thanë.
Banori 2: Po, po
Fiksi: Sa mirë që ju lënë.
Banori 2: e?

Fiksi: Sa mirë që ju lënë se në Tiranë nuk të lë njeri të bësh në shkollë.
Banori 2: Epo morëm në telefon, qysh tha ai i morëm masat përpara. Ku të vije? Të vije në Gramsh? Nuk ta leverdisin vetëm autobuzat?
Fiksi: Po mirë që ju lënë ti bëni të paktën.
Banori 2: Jo jo jo kështu i kemi patur edhe më përpara.
Fiksi: Janë bërë vazhdimisht tek shkolla?
Banori 2: Po, po
Fiksi: Po kshu dasma?
Banori 2: Dasmat më përpara atje i bënim, tani i bëjmë në qytet.

Fiksi: Se më than e ka bër tek shkolla ceremonin mortore
Drejtoresha: Shkolla ishte ditë pushimi atë ditë.

Tags: fiks faregramshshkola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.