Shifrat e larta, 140 milionë euro për pushimet e padrejta nga puna

Shifrat e larta, 140 milionë euro për pushimet e padrejta nga puna

180
0
Shares

Sa herë ndryshon qeveria, bashkë me të ndryshon edhe një pjesë e administratës publike. Partia që merr pushtetin mundohet ti “shpërblejë” militantët e saj me vende pune, fenomen i cili është bërë jo pak problem në vendin tonë.

Por emërimet politike dhe shkarkimet e padrejta në administratë kanë edhe kosto financiare për xhepat e taksapagusëve shqiptarë. Rreth 140 mmilionë euro ka paguar qeveria shqiptare për pushimet e padrejta nga puna ndër vite.

Në total janë 137 milionë euro që shteti shqiptar i ka paguar si dëmshpërblim me vendim gjykate, për ndërprerjet e paligjshme të marrëdhënieve të punës.

Lidhur me këtë fenomen ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Sipas kreut të shtetit, kjo është një situatë shqetësuese, madje është shkelur edhe standarti kushtetues.

“Ka ardhur koha që të sanksionohet me ligj që në rastet e pushimeve të padrejta nga puna, fatura e përballimit të dëmit t’i kalojë në ngarkim zyrtarit që ka marrë vendimin e padrejtë dhe që gjykata e ka konstatuar si shkelje. Dëmi nuk mund t’i ngarkohet më taksapaguesve shqiptarë, të cilët nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë situatë, përkundrazi janë të dëmtuarit kryesorë”, është shprehur Meta

Studimi i plotë i INFOCIP:

Prej vitit 2014, INFOCIP zbaton Programin e Vlerësimeve Tematike të pavaruara në sistemin e Gjykatave Administrative, për të identifikuar kohezgjatjen e shqyrtimin gjyqësor dhe vonesat ne dorëzimin e vendimeve. Gjykimi i shpejtë është nje tipar kryesore i drejtësisë administrative. Aktualisht në Shqipëri ka 6 gjykata administrative të shkallës së parë dhe vetëm një Gjykatë Apeli. Që nga krijimi i tyre, gjykatat administrative u lanë me gjysmën e trupes gjyqesore. Nderkohe, ngarkesa e tyre erdhi ne rritje vit pas viti.

Sipas ligjeve te reja të miratuara në kuader të Reformës në Drejtësi, asnjë gjykatë nuk mund të kete më pak se 7 gjyqtarë ne RSH. Gjykatat administrative nuk kanë marrë deri tani asnjë gjyqtar te ri dhe rrezikojne seriozisht mungesen e efikasitetit. Për shkak të vetingut, sot kemi gjykata që kanë ngelur me 1 gjyqtar, nga 7 qe duhet të kishin si rregull per te funksionur konform kritereve ligjore te caktuara nga vete Reforma.

Gjykata Adminisrative e Apelit është e vetmja që ka mundur të rristë trupën gjyqësore nga 7 në 13 gjyqtarë. Kjo gjithsesi ka ndodhur para Reformës në Drejtësi. Vlerësimet sistematike të ngarkesës gjyqësore që ka realizuar INFOCIP sugjerojnë se kjo gjykatë duhet të ketë të paktën 20 gjyqtarët për të shqyrtuar në afat volumin e madh të çështjeve qe ankimohen. Ne dy vite, 2018 dhe 2017, Gjykata Administrative e Apelit dha 10289 vendime për cështje themeli. Prej tyre, vetem 1% u gjykuan brenda afatit 30 ditor qe cakton ligji. Kohezgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqesor ne 2018-ën perllogaritet ne 745 dite kurse ne 2017-ën ajo ishte 677 dite.

Gjate vitit 2017, gjykatat administrative te shkallës së pare te marra se bashku gjykuan 10439 ceshtjesh themeli, me nje kohezgjatje mesatare prej 163.5 dite. Performancen me te mire ne kete drejtim e ka patur Gjykata Administrative e Gjirokasteres, e ndjekur nga ajo e Vlores dhe e Tiranes. Kjo e fundit perballoi edhe ngarkesen me te madhe me 5061 vendime themeli te marra. Secili nga 16 gjyqtaret ka vendimuar 26 vendime themeli çdo muaj, pa llogaritur ketu shqyrtimin e kerkesave.

Kolegji Administrativ i Gjykates së Lartë dha 897 vendime ne 2017 duke caktuar edhe rekordin e vet historik, jo vetem per kolegjin Administrativ, por edhe për gjithë Gjykatën e Lartë qe nga koha e krijimit të saj. Per shkak të mbingarkesës dhe mungesës së trupës gjyqësore, një pjesë e konsiderueshme e vendimeve u dorëzuan në 2018-ën, me nje mesatare te përgjithshme prej 136 ditesh në arsyetimin, nga vetëm 10 ditë që parashikon ligji për Gjykatat Administrative në shkallën e tretë të gjykimit. Plotesimi me trupe gjyqesore i Gjykates se Larte eshte emergjent.

Rreth 30% e ngarkesës së përgjithshme të punës së gjykatave administrative kishte të bënte me shqyrtimin e ceshtjeve mbi marrdheniet e punes. Ne Gjykaten e Larte, çeshtjet e punes plus pensionet e ushtarakeve zune rreth 60% e totalit te ceshtjeve te shqyrtuara ne tre vitet e fundit. Për këtë arsye, per herë të parë, INFOCIP ka aplikuar një vlerësim special për çështjet gjyqësore me objekt “marrdhëniet e punës”, edhe ne vijim te rekomandime te lena nga Konferenca e fundit Kombeare qe u realizuar ne Dhjetor 2017.

Shteti eshte punëdhënësi më i madh në RSH, me rreth 110 mijë punonjës buxhetore. Në gjykimin administrativ shteti ka barren e proves. Ndryshimet ligjore të vitit 2016, e cënuan këtë parim të rëndësishëm, duke e rikthyer konfliktin gjyqesor mes shtetit dhe punonjesve te tij në gjykatën civile. Qe prej vitit te kaluar, ne gjykate administrative mund te ankohen vetem punonjesit që gëzojnë statusin e nëpunësit civil.

Për të kuptuar sa sa garantuese kanë qenë gjykatat administrative në mbrojtjen e të drejtave të punësimit, INFOCIP analizoi të gjitha vendimet përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit ne vitet 2018 dhe 2017, të cilat i takojnë cështjeve të regjistruara qe nga 2014 e deri ne 2016. Po ashtu, INFOCIP ka vleresuar edhe të gjitha rekurset me objekt “marrdhëniet e punës” në Gjykatën e Lartë, të vendimuara në vitet 2015, 2016 dhe 2017.

Nga ky studim rezulton se nje punonjes që humbi punën në shtet priti në dyert e gjykatës mesatarisht 840 dite (2.3 vjet) per te gjetur drejtesi ne te dyja shkallet e gjykimit. Nese i shtohet kesaj kohe edhe shqyrtimi i rekursit ne Gjykaten e Larte, pritja arrin mesatarisht 1730 dite ose rreth 4.7 vjet. Keto te dhena perfaqesojne mesataren e dy viteve te fundit te matur nga INFOCIP.

Koha optimale, por edhe ligjore brenda të cilës duhet të zgjidhet një mosmarrveshje administrative deri ne Apel nuk duhet t’i kalojë 90 ditë, në mënyrë që dëmi të jetë i rikthyeshëm “në natyrë” pra mekthim ne vendin e punes dhe të mos shkaktojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit ne formen e demshperblimit te pagave. Një kohë e tillë bën të mundur kapjen e afateve që përshkruan Kodi i Procedurave Administrative për rikthimin në punë të paditësve përmes ekzekutimit të vendimit te tyre gjyqësor para se të lidhet një kontratë e re definitive pune me zëvendësuesin, për te njejtin vend pune.

Sipas INFOCIP, ka vetem dy menyra per te risjellë në afat keta tregues: ose Shteti te marre masa per te mos prodhuar kaq shume konflikt gjyqesor qe shkon ne dyert e gjykatave, ose gjykatat te plotesohen me trupe te re gjyqësore.

Ne 2018, Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 4743 vendime për çështje themeli. Prej tyre 1400, ose 29.5 % e totalit kishin objekt marrdhëniet e punës.

Ne 2017, GJAA dha 5546 vendime për çështje themeli. Prej tyre 1601 ose 30% e totalit kishin objekt marrdhëniet e punës

Ne dy vitet e anlizuara nga INFOCIP te marra se bashku rezulton nga ana tjeter se 77% e ankimuesve fituan çeshtjet e tyre gjyqesore per pushim te padrejte nga puna. Kjo e dhënë e rëndësishme sugjeron se gjykatat admistrative kanë funksionuar si i vetmi garantues real i të drejtave të punës në Republikën e Shqipërisë.

Nese zberthehet dispozitivi i vendimit, del se jane ne total 10625 paga që shteti do duhet të paguajë ne formë dëmshperblimi për personat që fituan çështjet gjyqësore ndaj tij në 2018 në Apelin Administrativ. Ndërkohë janë 19003 paga te cilat duhet t’i paguhen si demshpeblim personave qe fituan gjyqet në 2017-ën. Sipas INSTAT, paga mesatare në sektorin publik deri në fund të vitit 2017 ishte 493 Euro. Sipas kësaj konjukture zyrtare, per rreth 30 mije paga te cilat duhen demshpeblyer per 2 vitet e fundit, fatura e përgjithshme qe duhet të paguhet nga Shteti eshte rreth 15 milion euro. Kjo e dhene do reflektohet ne buxhetin per vitit 2019, 2020 dhe 2021.

Nga analiza rezulton se në Gjykatën e Lartë rekursohen rreth 6% e totalit të çështjeve të vendimuara në Apel. Konkretisht, në 2017 GJL shqyrtoi 91 rekurse me objekt marrdhëniet e punës. Edhe sikur këto rekurse të rrëzonin të gjitha vendimet e shkallëve pararendëse, ato kanë ndikim të papërfillshmë në dëmin ekonomik që duhet paguar nga SHTETI ne vitet ne vijim.

Të dhënat e çështjeve me objekt “marrdhëniet e punës” janë evidentuar ndërkohë plotësisht dhe janë të shfletueshme në Platformën www.gjykataehapur.al. Gjithkush mund te beje verifikimet e duhura ne menyre te pavarur duke hapur skedat respektive per cdo gjyq te humbur apo te fituar.

Në vitin 2015, nga thesari i shteti u paguan rreth 22 milion euro për ekzekutim vendimesh gjyqësore të viteve pararendëse. Në 2018 u paguan  rreth 100 milion euro demshperblime pagash per pushim te padrejte.

Ndërkohë në Apelin Administrativ akoma nuk kanë mberritur çështjet e vitit 2017, i cili ishte një vit zgjedhor. Gjate kohes së qeverisjes me ministra teknike, u raportuan rreth 600 pushime nga puna përpara se zgjedhjet te ndodhnin. Pas zgjedhjeve, levizjet ne administrate vijuan perseri. Bazuar ne keto te dhena, ne vitin 2019 pritet serish te kemi nje fature te re qe mund te shtoje me 5-7 milion euro barren ne buxhetin e shtetit, barrë të cilën duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptare.

INFOCIP konsideron se ka ardhur koha që të konsiderohen parashikime të reja ligjore mbi përgjegjësine e zyrtarit publik në dëmin jashtë-kontraktor që i shkakton shtetit . Ka raste kur brenda nje dite nje drejtor i ri mund te beje 100 shkarkime nga puna. Largimet kolektive nga puna jane ne vetvete nje lajm i keq. Te larguarit, ne shkelje te parashikimeve procedural dhe afateve te njoftimit, me pas gjejne te drejten ne gjykate duke prodhuar detyrime, te cilat i paguajne 100% taksapaguesit.

Po ashtu, nëse gjykimi i këtyre padive do të realizohej shpejt, INFOCIP beson se demi ekonomik do të reduktohej ndjeshëm, pasi punonjësi do të kishte mundësi reale të rikthehej në vendin e punës përmes ekzekutimit të vendimi gjyqësor të formës së prerë, pa qene nevoja qe shteti te paguaje dy rroga per te njejtin vend pune, e ne ndonje rast edhe tre.

Studimi që u prezantua nga INFOCIP thekson rolin garantues te gjykatave administative sa i takon te drejtave te punesimit. Per fat te keq, ende nuk një studim tëresor mbi rolin e gjykatave civile ne kete drejtim. Këto gjykata shqyrtojne konfliktin e punës që prodhohet në sektorin privat. Ne po punojme per te ekspozuar situaten reale ne këto gjykata dhe shpresojme qe partneret tane, qeveria suedeze ne vecanti, te na ofrojne mbeshtjetjen qe kemi kerkuar per ta permbushim kete mision.

Ne sektorin privat, masat punonjese jane edhe me vulnerable si nga pikpamja sociale ashtu dhe ekonomike. Ata jane punonjes te industrise fason, te minierave, te sektorit te naftes e me gjere, te cilet meritojne te kene akses te shtuar ne gjykata, direkt ose permes unioneve, per t’i dhene zgjidhje ligjore dhe jo vetem sindikale shkeljes se te drejtave ne pune. INFOCIP do mbledhe me kujdes rekomandimet e kesaj Konference per te shtyre perpara kete axhende specifike te nderveprimit te aktoreve institucionale per promovimin dhe garantimin e te drejtave te punes. Ne kemi bindjen se Olof Palme Center do te na mbeshtese ne kete mision, qe perputhet dhe me filozofine e demokracise sociale qe ai promovon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY