VIDEO/ Elbasan dhe Berat, opozita protesta kundër qeverisë

VIDEO/ Elbasan dhe Berat, opozita protesta kundër qeverisë

134
0
Shares

Opozita e bashkuar ka organizuar një protestë në Elbasan pasditen e së dielës duke bllokuar rrugën kombëtare në Papër.  Me thirrje e parulla të shumta kundër qeverisë, ata kërkojnë punë e dinjitet. Shumica e protestuesve shprehen se janë të papunë dhe në gjendje ekonomike të vështirë. Ata thonë se pavarësisht propagandës, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Mes protesuesve  ndodhet dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho si dhe deputetët,  Luciano Boci e Endri Hasa.

“Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë. Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar.Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, se nuk kanë punë dhe po mbesin rrugëve. Qytetet po braktisen. Të gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë”, shprehen protestuesit.

Edhe në Berat është mbajtur një tjetër protestë e opozitës ku pjesëmarrësit kërkuan largimin e qeverisë Rama.

Publiée par Endri Hasa sur Dimanche 10 février 2019

Berati ne Proteste

Publiée par Eno Bozdo sur Dimanche 10 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY