Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku për biznesin: U mbytët në gjoba dhe borxhe, protestoni në 16 Shkurt

09/02/2019
Tabaku për biznesin: U mbytët në gjoba dhe borxhe, protestoni në 16 Shkurt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka vijuar dhe ditën e sotme me vizitat në bizneset kryesore në kryeqytet për t’u njohur më afër me situatën ekonomike të tyre.

Deputetja ka treguar se çfarë ka biseduar me pronarët dhe shitësit duke evidentuar problemin kryesor sipas saj mungesës së xhiros.

Tabaku nënvizon rritjen e çmimeve si dhe rritjen e taksave. Deputetja ka ftuar të gjithë të protestojnë në 16 shkurt për ti dhënë fund borxheve dhe listës së gjatë të gjobave që marrin përditë.

REAGIMI I TABAKUT

Ndërsa vizitoja bizneset pranë rrugës së Kavajës dhe në zonën e “tregut çam” dëgjoja përherë të njëjtin shqetësim “Nuk ka njerëz, nuk ka xhiro, nuk ka shitje”. Të dëgjosh këtë shqetësim edhe në një nga zonat më të populluara dhe frekuentuara në qytet dhe të jetë refreni i mungesës “xhiros” së ngjashëm si tek shitësit e fruta perimeve ashtu edhe tek tregtarët e veshjeve është shqetësuese.

Qytetarët prej vitesh janë në kllapinë e frikshme të mos shpenzimeve, të uljes së kursimeve dhe rritjes së çmimeve ndërsa pagat bien. E vetmja rrugë që mund t’i japë hov kësaj sjellje është ajo e uljes së taksave dhe tatimeve ashtu që qytetarët të kenë më shumë për të shpenzuar më shumë. Alarmi që po kumbon gjithnjë e më fortë nga qytetarët dhe shitësit nuk po dëgjohet aspak nga një qeveri e mbyllur në dhomën e koncesioneve, ajo mendon të rrisë taksat për t’i mbytur shqiptarët me to ndërsa gjen në buxhetin e shtetit edhe gramën e fundit për ta koncesionuar.

Në 16 shkurt sipërmarrësit që janë të mbytur nga dhuna e vazhdueshme e taksidarëve, taksat e larta të qeverisë e që përditë shohin se si të ardhurat e tyre bien janë të ftuar në protestë. Për të gjithë ishte dhe është e patoletuershme që miliona euro të shpenzohen për koncesione ndërsa biznesi taksohet dhe mbyllet.

Duhet të luftojmë së bashku për të ndërtuar një qeverisje që është në funksion të qytetarëve, që siguron dhe garanton tregun e lirë dhe mirëqenien. Data 16 shkurt është preludi i kësaj qeverie, dita në të cilën bizneset e mbytura në lista borxhesh dhe gjoba tatimorësh duhet të bashkohen në protestën kundër monopoleve, taksave të larta dhe oligarkisë.

Tags: biznesijorida tabakuPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.