Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Kriminelit më të rrezikshëm i garantohet liria nën kujdesin e plotë të Ramës

08/02/2019
PD: Respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate lidhur me vendimin e gjykatës për Dritan Dajtin, dënimi i të cilit u shkurtua me 25 vite.

PD thotë se një nga kriminelët më të rrezikshëm është lënë i lirë praktikisht me kujdesin e plotë të Edi Ramës.

”Tani, atij i duhet të gjejë një vangjushdako për të garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e PD.

PD thekson se Rama ka dhënë mesazhin e vetëm se por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Dritan Dajti, qeveria, drejtësia dhe krimi janë ortakë me njëri-tjetrin!

Një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, vrasësi i 4 Dwshmorëve të Atdheut, është lënë sot praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës.

Drejtësia e re që ndërtoi kryeministri i mandateve të blera nga krimi, ka vendosur që vrasësi i 4 policëve të mos dënohet me burgim të përjetshëm për çdo polic të vrarë, siç ishte vendosur përpara se Gjykata e Lartë e Edi Ramës ta kthente çështjen për rigjykim.

Duke mbrojtur një nga kriminelët më të tmerrshëm, vrasës me pagesë, gjobëvënës, në krye të listës së te shumëkërkuarve deri në 2009-ën, drejtësia e rilindur e Edi Ramës dekurajon çdo punonjës të rendit të luftojë krimin e organizuar.

Me vendimin e drejtësisë së reformuar të Edi Ramës, vrasësit të 4 policëve gjatë operacionit për arrestimin e tij, i kanë mbetur më pak se 10 vite burg. Tani, atij i duhet të gjejë një vangjushdako për të garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve.

Mesazhi është i qartë. Jo vetëm që Edi Rama nuk ka mdërmed të luftojë krimin dhe të çojë prapa hekurave bandat, por me drejtësinë që ai kontrollon, bandat bëjmë festë!

Dritan Dajti është rasti më i freskët i listës së gjatë të vrasësve, trafikantëve, gjobëvënsve dhe kriminelëve më të rrezikshëm të liruar gjatë qeverisë së Edi Ramës!

Hakmarrja për Drejtësi
Banda e Durrësit
Banda e Lushnjës
Trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë

Këta jo vetëm janë të gjithë jashtë qelive të burgut, por bëjnë biznes si njerëz të nderuar të shoqërisë, pa iu prekur as qindarka nga pasuria kriminale.

Partia Demokratike dënon me ashpërsi përpjekjet e Edi Ramës për t’i dhënë zemër krimit të oganizuar me të tilla vendime të turpshme gjykatash shërbëtore të këtij sistemi që shqiptarët do ta shembin në 16 Shkurt!

Tags: deklaratadritan dajtiPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.