Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I ka mbaruar dënimi, por e moshuara mbahet në burg prej 13 vitesh

06/02/2019
I ka mbaruar dënimi, por e moshuara mbahet në burg prej 13 vitesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Top Story solli historinë e Safete Malajt, një e moshuar 77 vjeçare.

Ajo ka bërë një krim pa dashje në vitin 2005, ndaj vajzës së saj.

“Unë ndodhëm këtu, kam bërë një gabim, kam plagosur vajzën time. Pa dashje, kam 13 vite që jam këtu brenda dhe vajza më vjen, qe pa dashje se nuk doja të vrisja vajzën time. Qëllova kot ndodhi plotë. Ky është gabimi im i parë në pleqëri. Mora bleva një pistoletë, atë ditë që e bleva bëra dasmën. Doja të provoja pistoletën, vajza po vinte dhe e goditi në sup. Ja kështu ka qenë. Nuk ka qenë me sherr”, rrëfen Safete Malaj, e dënuar.

Për këtë krim të lehtë, e moshuara është dënuar rreth 3 vite e 6 muaj, por sot asaj i janë bërë plot 13 vite në burg. Edhe sikur gjykata të kishte dhënë dënim maksimal për të, pra 10 vjet burg, siç e parashikon Kodi Penal, sërish Safetja duhej të ishte jashtë burgu. Por ajo vijon dënimin. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Një ngërç institucional për ta rehabilituar në azilin e pleqve, ka bërë që 77 vjeçarja të vazhdojë burgun, bashkë me 22 gra të sëmura mendërisht.

“Unë dua të dal nga burgu dhe të shkoj në azil, është më mirë për mua, nuk dua të rri më këtu, unë nuk i kam bërë ndonjë dëm shtetit”, tha Safete Malaj, e dënuar.

“Ngërçi i Safetës është tek ligjet në fuqi. Safetja ka një vendim gjykate për mjekim të detyruar. Dhe që Safetja të dale në jetë normale, duhet që të ketë garant një person nga familja, që të kalojë me mjekim ambulant. Por deri tani ne nuk kemi parë që ti vi ndonjë njeri nga familja, dhe ngelet në spitalin e burgut sepse nuk ka një person që ti dale garant. Nuk e di si do të funksionojë, ajo mund të rri shumë mirë në një azil pleqsh sepse nuk ka pas ndonjëherë agrisivitet”, Apostol Luca, Drejtor i Spitalit të Burgut.

Safetja është një nga rastet e pacientëve të rehabilituar. Pas krimit, e moshuara kaloi një fazë depresive, por sot ajo është rikuperuar plotësisht dhe sipas mjekëve nuk përbën rrezik.

“Të marrim rastin hipotetik të Safetës, në një institucion civil, po të ishte e shturar tek spitali psikiatrik, Safetja mund të dilte me mjekim ambulator, të jetonte normalisht si çdo i sëmurë tjetër”, tha Mirjeta Gogaj, Psikiatre, Spitali i Burgut.

Safetja shërben si katalizator edhe për ruajtjen e qetësisë tek gratë e sëmura mendërisht. Por, për mjekët, Safetja nuk duhet të qëndrojë në spitalin e burgut, pasi gjendja depresive mund ti rikthehet si pasojë e kontaktit të vazhdueshëm me të sëmurët mendorë.

“Nuk përbën rrezik për shoqërinë Safetja, ajo mund të jetë si çdo i moshuar tjetër që merr një mjekim ambulator jasht”, tha Mirjeta Gogaj, Psikiatre, Spitali i Burgut.

Sot, e moshuara 77 vjeçare, është penduar për krimin e kryer 13 vite më parë.

“Që kur e bëra atë gjest, unë vajta të pija helmin, por erdhën fëmijët dhe ma hoqen shishen”, tha Safete Malaj, e dënuar.

Fëmijët që e vizitojnë, e kanë braktisur. Nëse fëmijët do të pranonin të ëmën në shtëpi, atëherë Safetja lirohet mënjeherë nga Spitali i Burgut. Por ata refuzojnë ta marrin, por i marrin vetëm pensionin….

“Pensionin e marrin, ua kam lënë se nuk jam nga ato nëna se prej 13 vitesh unë marr pension të mirë” tha Safete Malaj, e dënuar.

 

Tags: burgtop story

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.