Emërohet Drejtori i ri i Burgjeve, kush e zëvendëson Çipën

Emërohet Drejtori i ri i Burgjeve, kush e zëvendëson Çipën

175
0
Shares

Agim Ismaili emërohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, duke zëvendësuar kështu Stefan Çipën.

Ismaili ka qenë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ai mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga vetë kryeministri Edi Rama.

Përsa i përket postit të ri, Ismaili ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike.

Kujtojmë se Stefan  Çipa qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.

Kujtojmë se disa drejtues janë ndërruar që nga 2013 tek Burgjet, duke nisur me Artur Zoton, Arjan Hoxhën, Arben Çukon deri sot me Stefan Çipën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY