Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Seancë me debate dhe përplasje të forta, opozita ‘kryqëzon’ ministrin Lleshin

06/02/2019
DETAJE/Seancë me debate dhe përplasje të forta, opozita ‘kryqëzon’ ministrin Lleshin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Debate të forta ka patur gjatë gjithë seancës në Komisionin e Medias dhe Edukimit ku i pranishëm ishte dhe ministri Sandër Lleshi.

Lleshi nuk ka dhënë asnjë emër konkret për të mos bërë asnjë përgjegjës për dhënien e lejës që policia të futet në ambjentet e Fakulteteve. Gjatë gjithë seancës, ministri nuk e pranoi të jetë ushtruar dhunë, ndërsa lavdëroi punën e policisë me mbarëvajtjen e protestës studentore.

Kanë qënë deputetë të opozitës të cilët  i kanë kërkuar llogari ministrit, duke i drejtuar pyetje. Ndërkohë nuk kanë munguar as deklaratat të ministrit të cilat kanë qënë të forta dhe denigruese.

Ndër to do të sjellim ndërmend, fjalët që ministri drejtoi ndaj deputetes së LSI, Kejdi Mehmetaj, të cilës i tha se nuk do ta dëgjonte derisa ajo të mbaronte universitetin, duke qënë se Kejdi është akoma studente dhe njëkohësisht deputete.

Kjo nuk është pritur mirë nga deputetja, e cila në vrazhdën e replikave ka kërkuar etikë në komunikim si dhe marrjen e përgjigjeve lidhur me dhunën ndaj studentëve.

Nga ana tjetër, ministri ka vijuar të mohojë dhunën duke mos pranuar as pamjet filmike të transmetuara në komision. Deputeti i opozitës Ervin Salianji e ka quajtur ministrin si një ushtar të Ramës, dhe jo gjeneral, ndërsa ministri është shprehur se policia është e nevojshme  për të siguruar paqen dhe rendin në manifestime si dhe për tiu garantuar prindërve që fëmijët e tyre të shfrytëzojnë lirisht ambjentet publike e bllokuara në këtë rast nga studentët.

Nga ana tjetër, deputeti Klevis Balliu i ka përmendur ministrit faktin që në shkollën ‘Petro Nini Luarasi’ ka prezencë të policëve, ndërsa kjo nuk është parë dhe as dëgjuar më parë.

Pjesë të debateve ka qënë dhe ngjarja e ndodhur në Kavajë, ku opozita ka kërkuar të marrë përgjigje se pse policia e fshehu ngjarjen.  Sipas Lleshajt për rastin e vajzës që u detyrua të kryente marrëdhënie me disa të mitur, ka persona që tashmë janë vënë në pranga.

Pjesë nga debati mes Lleshajt dhe deputetëve:

Lleshaj: Dhunuesit e Kavajës janë proceduar në castin zero kur ka marrë njoftim dhe janë arrestuar para se ky fakt të jetë bërë publik, ju flas me përgjegjësi shtetërore.

Vokshi: Besuan ish-kryeministrin shqiptarët.

Lleshaj: Personat janë arrestuar para se të bëhej publike, por nuk ka ndërmarrë hapa për ti bërë publicitet kësaj gjëje të shëmtuar, të neveritshme kriminale, ajo është e fundit në radhë përballë një vepre të tillë që na bën të ndihemi keq si shoqëri, nuk e bëri policia atë, ju bëni komision hetimore për atë, policia reagoi me profesionalizëm, nuk ka bërë publicitet, se nuk meriton publicitet, por përgjegjshmëri.

Vokshi: Policia e Shtetit e ka për detyrë të nxjerrë deklarata zyrtare, ama ju informoni publikun për ngjarjet që ndodhin dhe policia ka heshtur, e ka fshehur krimin, deri sa u bë publik nga ish kryeministri, pse e fshehët ju një krim monstruoz./DRONI.al

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2123341754643115/

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/983797765138541/

Tags: komisioni i mediaslleshiministri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.