Një grua kanadeze mbeti e shtangur kur në derë i mbërriti një kuti me armë në vend të kutisë për macen që kishte porositur nga Amazon.
Jacynthe Cardin i ktheu armët, të cilat janë të ndaluara në Kanada.Amazon thotë se “incidenti’ ishte rezultat i një gabimi të skanimit të kodit dhe për ta rregulluar u morën masa.
Agjenti i shitjeve në internet po dërgon pjatën e maces, të cilën gruaja e kishte porositur që në fillim.
“Ky ishte një incident dhe ne po e marrim këtë çështje shumë seriozisht për të siguruar që nuk do të ndodhë më,” tha një zëdhënës i Amazon në një deklaratë.
Zonja Cardin tha se nuk e dinte se çfarë të bënte kur mori pakon e gabuar. Prandaj Cardini i çoi në stacionin e policisë lokale menjëherë sapo pa që në kuti kishte armë.
Amazon beson se një punonjës i magazinës në SHBA ka vënë etiketën e gabuar në një kuti që përmban armë./DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/