Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/PD: 2 aferat më të mëdha korruptive të kryebashkiakut Veliaj

30/01/2019
VIDEO/PD: 2 aferat më të mëdha korruptive të kryebashkiakut Veliaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një deklaratë për mediat, zëdhënesja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa foli sërish për aferat korruptive të Erion Veliajt.

Sipas zëdhënëses, ka dy afera të mëdha korruptive: dhënien me koncesion të parkimeve në Tiranë dhe grabitjen e tokës publike tek Policia Bashkiake për interesa privatë.

Zhupa thotë se të tilla vendime korruptive, kundër interesit publik, janë një nga arsyet pse Transparency International e renditi ketë vit Shqipërinë si vendin më të korruptuar të Europës.

Partia Demokratike e dënon këtë politikë të neveritshme që synon grabitjen e pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interesa korruptivë të Erion Veliajt

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA

Erion Veliaj po përgatit dy afera të mëdha korruptive përpara se të lëshojë zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Afera e parë është dhënia me koncesion tek një firmë private e mbledhjes së të ardhurave nga parkimet me pagesë në Tiranë. Për të rrjepur më shumë nga lekët qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj do të vendosë disa pajisje për prerjen fizike të biletës. Ky shërbim do të paguhet ekstra nga qytetarët trk firma private që ka përzgjedhur Veliaj.

Ky është një plan i hershëm i Erion Veliajt për të zhvatur para të tjera nga xhepat e qytetarëve, plan i cili do të miratohet nesër me votat e paligjshme të Këshillit Bashkiak. ​

Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë shndërrimin e Tiranës në një qytet të pajetueshëm, ku parkimi i makinës është kthyer në nje ferr, për të cilin duhet të paguash akoma më shtrenjtë për koncesionin e Erion Veliajt.

Afera e dytë korruptive është e ngjashme me atë të Teatrit. Synon të vjedhë pronën publike për t’ia dhënë një firme private për ndërtim. Bëhet fjalë për një pronë të Bashkisë tek Policia Bashkiake, në rrugën e Kavajës, të cilën Veliaj ia ka premtuar një prej klientëve të tij. Por ky vendim nuk është në rendin e ditës së Këshillit bashkiak nesër, sepse Erion Veliaj nuk ka 38 votat që i duhen për të bërë pazar me pronën publike.

Partia Demokratike e dënon këtë politikë të neveritshme që synon grabitjen e pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës për interesa korruptivë të Erion Veliajt.

Vendimi i Partisë Demokratike është i pandryshueshëm! Këshilltarët tanë do të vazhdojnë të mos marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, duke mos u bërë pjesë e blerjes së votave nga Erion Veliaj për projekte që grabisin pronën publike.

Vendime të tilla korruptive, kundër interesit publik, janë një nga arsyet pse Transparency International e renditi ketë vit Shqipërinë si vendin më të korruptuar të Europës.

Vendimet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të grabitur qytetarët dhe për të pasuruar me taksat tona disa klientë privatë janë arsye e mjaftueshme që organizata më e specializuar në luftën kundër korrupsionit ta rendisë Shqipërinë 8 vende më poshtë, duke na klasifikuar si vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë.

Protesta e datës 16 Shkurt është një mundësi që çdo qytetar i Tiranës të bashkohet me ne për t’i dhënë fund modelit të neveritshëm të hajdutëve Rama-Veliaj! Së bashku të vendosim për një model të ri, që nuk është në shërbim të disa klientëve privatë të kryeministrit dhe kryebashkiakut, por në shërbim të qytetarëve dhe interesit më të mirë publik!

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/543349369502129/UzpfSTEwMTMzMTA0MjU0MDcwMzA6MjQ5NzYwMjI4Njk3NzgyOQ/

Tags: deklarateerion veliajina zhupaPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.