Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTAT/Donika Prela urdhëroi lirimin e Astrit Avdylajt, të fortit të Shijakut

29/01/2019
DOKUMENTAT/Donika Prela urdhëroi lirimin e Astrit Avdylajt, të fortit të Shijakut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në janar 2018, Prokuroria e Durrësit, e drejtuar në atë kohë nga Donika Prela, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Astrit Avdylit, anëtarin e bandës kriminale të Shijakut, i arrestuar së bashku me një mikun e tij për ‘armëmbajtje pa leje’.

Në vendimin e Gjykatës së Durrësit rezulton se prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ për Donald Çullhaj dhe ‘detyrim paraqitje’ për Astrit Avdyli, ndërkohë që, siç rezulton nga aktet, nuk ka kryer asnjë verifikim minimal. Madje, nuk rezulton të jetë kryer as ekspertiza për gjurmë gishtash në armën pistoletë, të gjendur në makinën e familjes Avdylaj, me të cilën po udhëtonin dy personat.

Astrit Avdyli është një prej personazheve kyç të dosjes ‘339’ të Prokurorisë për Krime të Rënda, hetimet e së cilës kishin nisur në vitin 2017 dhe u finalizuan, gjithësesi gjysmake, në Tetor 2018, me operacionin ‘Vol-Vo 4’.

Ndërkohë që Astriti, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij ishin nën hetim nga Krimet e Rënda, ai arrestohet nga Policia e Durrësit në janar 2018, së bashku me Donald Çullhaj, pasi në mjetin me të cilin po lëviznin, iu gjet një armë pistoletë dhe 12 fishekë, në çantën e dorës së Avdylajt.

Policia e Durrësit kreu menjëherë arrestimin e tyre në flagrancë dhe ia përcolli dosjen Prokurorisë së qytetit bregdetar për të dy personat, si të dyshuar për ‘armëmbajtje pa leje’.

Menjëherë pas arrestimit, hetuesit e Krimeve të Rënda që ndiqnin në dinamikë me përgjime grupin Avdulaj për llogari të dosjes ‘339’ konstatuan biseda, në të cilat synonin që të bindnin Donald Çullhajin për të marrë përsipër faktin që arma ishte e tij. Në këtë mënyrë, Avdulajt synonin që të lironin familjarin e tyre, Astritin.

Burime konfidenciale nga Krimet e Rënda deklarojnë se tentativat e Avdulajve dolën ‘me sukses’, pasi Donald Çullhaj e mori përsipër faktin që arma ishte e tij dhe se Astrit Avdyli nuk kishte asnjë dijeni për pistoletën.

Ky fakt konfirmohet edhe në kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për masë sigurimi. Në atë kërkesë, Prokuroria, vetëm dy ditë pas arrestimit të dy personave, shprehet para gjykatës se ‘Donald Çullhaj deklaron se armën e ka pasur ai, të cilën e ka gjetur për 16 janar 2018 në breg të lumit Erzen…’.

Në bazë të këtij ‘vetëinkriminimi’ të Çullhajt, Prokuroria e Durrësit, e drejtuar nga Donika Prela, kërkoi lirimin e menjëhershëm të Astrit Avdylin dhe hetimet ndaj tij të zhvilloheshin në gjendje të lirë.

Prokuroria e Durrësit nuk kreu asnjë verifikim paraprak për të vlerësuar nëse deklaratat e Çullhajit qëndronin apo jo. Institucioni i Akuzës së bregdetit u mjaftua me fjalët e Donald Çullhajit dhe kërkoi lirimin e Astrit Avdylajt, duke konfirmuar në këtë mënyrë suksesin e përpjekjeve të familjarëve të tij për ta nxjerrë ‘të palagur’ nga kjo histori.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Durrësit dërgoi për gjykim kërkesën ndaj Donald Çullhaj, të akuzuar për ‘armbëmbajte pa leje’, ndërkohë që kërkoi pushimin e hetimeve për Astrit Avdyli.

Në dosjen për gjykim, rezulton se Prokuroria e Durrësit nuk ka denjuar që të kryejë asnjë akt daktiloskopit, për të konstatuar se gjurmët e kujt ishin në pistoletën e gjetur në makinën e Avdulajve. Prokuroria, në kërkesën e saj për gjykim, rendit një sërë aktesh proceduriale dhe i vetmi që mungon dhe që përcaktonte saktësisht se kush e kishte armën në përdorim, akti i gjurmëve të gishtave, nuk gjendet.

Të gjitha këto zhvillime po ndiqeshin në dinamikë nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila nuk reagoi, pasi, në këtë mënyrë, do të dekonspironte një hetim shumë më të gjerë, atë që po zhvillohej me dosjen ‘339’.

Aktualisht, Astrit Avdyli dhe bashkëpunëtorët e tij janë të arrestuar, në kuadër të operacionit ‘Vol-vo 4’, të dyshuar si anëtarë të një organizate kriminale që merrej me trafik lëndësh narkotike. Ky hetim po vijon të zhvillohet nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila drejtohet nga Donika Prela, e cila ishte titullare në Prokurorinë e Durrësit, kur, në fillim të vitit 2018, Astrit Avdyli i shpëtoi prangave për armëmbajtje, falë ‘neglizhencës’ në hetime./ Boldnews.al

Tags: advylajtdonika prela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.