Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha me fermerët: Ja 3 pikat e PD për bujqësinë

29/01/2019
Basha me fermerët: Ja 3 pikat e PD për bujqësinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi fermerët e bimëve medicinale në Malësi të Madhe, të cilët u shprehën se po humbasin interesin për të punuar për shkak  të çmimeve të ulëta nga vit në vit të prodhimeve të tyre.

Basha ftoi në protestë fermerët në datën 16 Shkurt, për të vënë në jetë planin e PD për bujqësinë; 100 milionë euro në vit subvencione direkte për fermerët, 50 milionë euro investime në infrastrukturën e bujqësisë, dhe ndalim të spekulimit me mallrat e importit të produkteve bujqësore.

Biseda e Bashës me fermerët:

Fermeri, Sokol Zeka : Ne jemi një zonë që merremi me bimët medicinale dhe duhan. Me sherebel, lavandën, timos. Që kur ka ardhur Rama ne na kanë rënë çmimet përtokë, edhe çmimi i naftës ka shkuar te stratosferë. Kemi bërë shumë investim si zonë por me këtë qeveri nuk kemi asnjë gjë në terezi.

Basha: Nuk është hera e parë që vij në këtë zonë, dhe sa here që kam ardhur ju kam gjetur më keq. Çmimin e prodhimit tuaj e kam gjetur më të ulët. Nëse më kujtohet, para 5 vjetësh e keni shitur me 2 mijë lekë sherebelën. Sa e shisni sot?

Fermeri, Sokol Zeka : Sherebelin e kemi shitur me 2 mijë lekë. Lavandën me 4 mijë lekë. Sot e sheshim me 700 ose 800 sherebelin dhe po kaq edhe lavandën.

Basha: Shkaku kryesor i kësaj krize të bujqësisë që reflektohet edhe në sektorin tuaj që duhet të lulëzonte është mungesa totale e çdo politike mbështetëse për bujqësinë. Subvencionet totale vitin e kaluar për bujqësinë kanë qënë 7 milionë. Gjysma e subvencioneve të 2013 dhe në krahasim me 2013 ato i kanë marrë 5 vetë në gjithë Shqipërinë. Paratë e taksave tuaja ju e dni se ku i ka çuar. 2.2 miliardë vetëm 5 vetë i kanë marrë me koncensione. Koncensione i thençin sepse janë vjedhje të pastra, hajdutëri e pastër. Merrja gjithë popullit e jepja 5 vetave, jepja vetes së vetë. Dihet që ai i ndan paratë me ta se ai ka bërë kontrata. Këto janë koka turku, për të mos thënë koka rusi. Gjiknuri e Ahmetaj janë shërbëtorë të tij. Paratë i ka ndarë ai me këta 5 grabitqarë. Ne e kemi një plan që e kemi hartuar me eskpertët më të mirë të bujqësisë dhe eskpertët më të mirë të financave, me mbështetjen e gjermanëve. Plani është që të rezervojmë dhe të shpërndajmë çdo vit 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptar në bazë të prodhimit, me një skemë që e çon subvencionin tek fermeri prodhues. Siç e keni skemën që e çon ujin tek rrënja, edhe para duhet të shkojë direkt tek fermeri. Cili është synimi?! Është që të zerojë koston e TVSH-së, akcizës, së naftës, të imputeve bujqësore, fidanëve, plehrave kimike, etj. Duke zeruar këtë ju jep vlerë punës tuaj dhe ju fut në treg me çmim të arsyeshëm që mallrat të mos mbeten pa blerë. Problem i dytë është që nuk çani në treg sepse me atë çmim më shumë keni interes ti hidhi në kanal se sat ë derdhi djersën dhe kur vjen dita të mos ia shihni hajrin. Përveç 100 milionë eurove që do ti keni subvencione direkte për produket tuaja çdo vit, do të keni edhe minimalisht 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore, për rrugët e aksesit, për vaditjen, për pikat e grumbullimit, aksesin në treg. Masa e tretë që do të keni është që doganat shqiptare nuk do të kthehen në porta të kontrabandës, pa siguruar shitjen e djersës së fermerit shqiptar. Pa siguruar tregun për ta nuk do të hapen  portat që të bëjnë përshesh tregtarët e shumicës që janë shumica monopolisë të lidhur drejtpërdrejtë me qeveritarët e korruptuar. Ky plan vihet në punë prej ditës së parë që na besoni me votë.

Tags: bujqesiaLulzim BashaPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.