Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Masakroi me hekur të dashurin e motrës, zbardhet dëshmia e Esat Canit

28/01/2019
Masakroi me hekur të dashurin e motrës, zbardhet dëshmia e Esat Canit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg të riun Esat Cani, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Arben Gjeçit, i dashuri i motrës së tij.

I riu ka shpjeguar në prokurori me detaje gjithçka ndodhi që nga dyshimet e lindura në muajin tetor e deri tek momenti i vrasjes. Viktima ishte shofer furgoni dhe sipas Ecat Canit, ai bëri sjellje të dyshimta tetorin e shkuar që transportit për në fshat të tij, babait, motrës dhe bashkëshortes.

Dëshmia e Esat Canit, vëllai i Elida Canit: Në tetor 2018, jam kthyer nga Greqia në Shqipëri për të bërë përgatitjet për dasmën time. Pasi jam kthyer nga Greqia, të gjitha gjërat i kisha gati. Kur kam qenë tek 21 Dhjetori dhe kam telefonuar motrën time Elida Cani, ku i kam thënë merr babain dhe nusen dhe zbrisni në Tiranë të blejmë kostumin. Pasi kemi mbaruar, babai im ka telefonuar njërin nga shoferët dhe i gatshëm u tregua Arben Gjeçi, i cili me furgon bën linjën Zall Bastar-Tiranë dhe kur ishte në rrugë të drejtë bënte manovra duke i thënë mjetit dhe shikonte nga pasqyra. 

Unë nuk e dija se mos e kishte me gruan apo me motrën time. Ai po ngacmonte. I them të mbajë mirë timonin se na hudhe. Dyshimin e kisha tek motra ime Elida.

Më datë 24 janar 2019, kisha dalë nga shtëpia dhe i them babait se po iki në punë si zakonisht dhe ndërkohë kam zbritur tek lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e Arben Gjeçit, por Arbenin nuk e pashë. Sapo hyra në lokal, kam telefonuar dhëndrin tim Dëfrim Kurtidhe e kam pyetur ku ishte. Ai më tha se ishte tek lokali dhe unë i kam thënë hajde tek lokali tjetër. 

Në këtë kohë, kam shkuar tek puna dhe i kam kërkuar leje përgjegjësit tim sikur kisha babain sëmurë. Në këtë kohë, kam shkuar tek shpia ime dhe kam marrë një shufër hekuri 50-60 cm, e cila në fund ishte e shtypur. Më pas kam shkuar tek shtëpia e motrës. 

Në këtë moment kam parë tek dera një hile që lëvizi. Identifikova Arben Gjeçin, i cili filloi të qeshte me ironi. Meqë ishte i gjatë, kam bërë dy hapa prapë dhe e kam goditur me hekur pas koke dy-tre herë. 

Hekurin e hodha she shkova në shtëpi. Babai më pyeti çfarë ke që je i mërzitur. Unë i thashë nuk kam gjë dhe kam shkuar të fle. Ditën tjetër më ka ardhur djali i xhaxhait dhe më tha se kanë gjetur Arben Gjeçin të vrarë në rrugë. Unë i thash nuk dija gjë. Unë nuk kam pasur për qëllim ta vras, por doja ta rrihja që të vuante ca kohe”. 

Tags: deshmitiranevrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.