83-vjetori i Kadares, Meta: Krenaria e letrave dhe mendimit shqiptar

83-vjetori i Kadares, Meta: Krenaria e letrave dhe mendimit shqiptar

107
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar shkrimtarin e madh Ismail Kadare me rastin e 83-vjetorit të lindjes së tij.

Në një status në “Facebook”, Kreu i Shtetit jep vlerësimet më të larta për Kadarenë, ndërsa thekson se kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë, një personalitet të papërsëritshëm.

Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes. Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.

Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e tij të ndritur!”, shkruan Presidenti Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY