Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/PD: Ja pse Rama dhe Arta Marku duan të djegin sigurimsin Sheshi

26/01/2019
VIDEO/PD: Ja pse Rama dhe Arta Marku duan të djegin sigurimsin Sheshi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një dalje tjetër për mediat foli sërish rreth emërimit në KLSH të prokurorit Bujar Sheshi.

Këtë herë, deputeti tregon se si Arta Marku ashtu edhe Edi  Rama, tani që Sheshi votoi kundër tyre për të kthyer në detyrë dy prokurorët e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, të shkarkuar në shkelje të ligjit, duan ta djegin Sheshin.

“Partia dhe shoku Edver duan ta djegin sigurimsin Bujar Sheshi, pasi ai votoi kundër interesit të tyre. Shkresa e Autoritetit të Dosjeve mban datën 22 Janar, pra një ditë pasi KLP votoi për të kthyer në detyrë dy prokurorët e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, të shkarkuar në shkelje të ligjit nga Arta Marku.

Votimi ka rezultuar 6 me 5 me favor të prokurorëve të shkarkuar dhe vota e Bujar Sheshit ka bërë ndryshimin. Prandaj, Arta Marku sot po qarkullon dokumentat kundër Bujar Sheshit – si hakmarrje për mosbindje ndaj urdhrit të partisë dhe shokut Edver”, sqaroi ai.

Deklarata e plotë

Rreth 2 orë më parë, ne publikuam dokumentin zyrtar që provon se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, është emëruar në KLP në kundërshtim me ligjin, sepse ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që në gjimnaz.

Pseudonimi i atij që sot është në drejtimin e qeverisjes së re të Prokurorisë ka qenë “Venus”-i, por dashuria me Arta Markun, e cila e ka kualifikuar në kundërshtim me ligjin, ka mbaruar.

Ne i kërkuam Arta Markut të japë sqarime se për çfarë arsye e dërgoi për vetting aplikimin e Bujar Sheshit pa përmbushur kriterin ligjor:
– pa marrë përgjigje nga Autoriteti i Dosjeve për kandidatin e drejtësisë se reformuar.

Arta Marku po hesht për të mbuluar mekanizimin mafioz që Edi Rama ka përdorur me veglat e tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Autoritetin e Dosjeve për të kontrolluar Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

E vërteta është se organet e reja të Drejtësisë nuk janë të pavarura. Ato punojne nën shantazh dhe sipas interesave politike mafioze.

Ky është shpjegimi pse Arta Marku nuk e zbatoi ligjin, pse vettingu e mbylli njërin sy për njeriun e partisë dhe pse Autoriteti i Dosjeve e publikoi 3 muaj me vonesë gjetjen se, anëtari i KLP-së ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Partia dhe shoku Edver duan ta djegin sigurimsin Bujar Sheshi, pasi ai votoi kundër interesit të tyre.

Shkresa e Autoritetit të Dosjeve mban datën 22 Janar, pra një ditë pasi KLP votoi për të kthyer në detyrë dy prokurorët e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, të shkarkuar në shkelje të ligjit nga Arta Marku. Votimi ka rezultuar 6 me 5 me favor të prokurorëve të shkarkuar dhe vota e Bujar Sheshit ka bërë ndryshimin.

Prandaj, Arta Marku sot po qarkullon dokumentat kundër Bujar Sheshit – si hakmarrje për mosbindje ndaj urdhrit të partisë dhe shokut Edver!

Pavarësisht makinacioneve mafioze dhe shantazheve për të mbajtur nën kontroll sistemin e drejtësisë, është fakt se, si bashkëpunëtor i Sigurimit, emërimi i Bujar Sheshit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është në kundërshtim me ligjin.

Bujar Sheshi duhet shkarkuar! Ai nuk përmbush kriteret për të qenë anëtar i KLP-së. Ndërsa Arta Marku duhet shkarkuar menjëhere sepse ka shkelur ligjin dhe, me vetëdije, ka manipuluar procesin e ngritjes së KLP.

Partia Demokratike shpreh edhe njëherë bindjen se Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi me të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben vetëm atij, për të mbuluar lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe aferat korruptive.

Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t’i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un të bëjë atë që shqiptarët presin me padurim: burg për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar e të lidhur me krimin.

Kjo është një arsye më shumë për të dalë në protestë më 16 Shkurt! Të mos lejojmë që drejtësia të bëhet nga ata që na kanë shtypur për 50 vjet me radhë!

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/519536195209040/?notif_id=1548509585243939&notif_t=live_video

Tags: bujar sheshigent strazimiriklshPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.