Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grabiten rreth 1 milionë dollarë në shtëpinë e presidentit

26/01/2019
Grabiten rreth 1 milionë dollarë në shtëpinë e presidentit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gati 1 milionë dollarë kesh janë grabitur në një valixhe në pronësi të ish-presidentit të Zimbabve, Robert Mugabe.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Mugabe e kishte mbushur çantën me një milion dollarë dhe e fshehu atë në bibliotekën e shtëpisë së tij në Zvimba, në perëndim të kryeqytetit, në vitin 2016.

Dhe vetëm 78.000 dollarë u gjetën në valixhe më 6 janar të këtij viti, sipas The Herald që citon dokumentet e gjykatës.

Të tre të akuzuarit, përfshirë Constancia Mugabe, 50 vjeç, një i afërm i  ish-presidentit, dolën para gjykatës së magjistratëve Chinhoyi të enjten. Ata do të dalin sërish para gjykatës më 7 shkurt.

Të dyshuarit janë akuzuar për shpenzimin e parave për blerje makinash, shtëpish dhe kafshësh për ferma.

Vendndodhja e Mugabe nuk është konfirmuar që nga fundi i nëntorit, kur presidenti Emmerson Mnangagwa, pasardhësi i tij, tha se 94-vjeçari i sëmurë ndodhej në Singapor për trajtim mjekësor dhe nuk ishte në gjendje të ecte më.

Regjimi i tij 37-vjeçar u karakterizua nga korrupsioni shtetëror, kolapsi ekonomik dhe represioni brutal i disidentëve (persona nuk pajtoheshin me regjimin).

Sipas prokurorëve, Constancia Mugabe mbante çelësat e shtëpisë rurale të Mugabe dhe lejoi dy të dyshuarit e tjerë, që ishin punësuar në pronë si pastrues, të fitonin qasje të plotë në banesë kur ndodhi vjedhja.

Fillimisht u dyshua se shuma e vjedhur ishte 150.000 dollarë, por dokumentet e dorëzuara së fundmi në gjykatë treguan se Mugabe humbi 922.000 dollarë.

Dollarët amerikanë janë të çmuar në vendin e goditur nga kriza. Kriza e monedhës ishte një nga arsyet e protestave vdekjeprurëse që tronditën Zimbabve javën e kaluar. Protestat u nxitën nga rritja e çmimit të karburantit dhe dhjetra njerëz humbën jetën, kryesisht nga flakët dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Më shumë se 1.100 njerëz u arrestuan në protestë.

Tags: grabitjepresident

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.