Një 64-vjeçar është arrestuar nga ana policia e Peqinit, për shkak se ka goditur me thikë djalin e tij.
Sipas njoftimit të policisë, djali është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk bëhet e ditur mosha e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin.
Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/