Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Intervista për “Die Welt”, Rama tregon arsyen e vërtetë pse ndryshoi 70% të qeverisë

24/01/2019
VIDEO/Rama në konferencë, zbulon vendimet që qeveria ka marrë për studentët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka dhënë arsyet se pse e ndërroi gjysmën e qeverisë.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt” kryeministri ndryshimet i krahason me ekipin e futbollit të Gjermanisë e cila 4 vite pasi fitoi Kampionatin Botëror u skualifikua në raundin e parë në Botërorin 2018.

Çfarë keni bërë në detyrën e kryeministrit?

Edi Rama: “Kam ndryshuar disa ministra, rreth 70%. Kemi një qeveri të re tani që po flasim”

Për cfarë arsye, duket sikur është krizë qeveritare?

Edi Rama: “Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës.”

Si kryebashkiak lyet godinat gri me ngjyra për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Ende besoni se arti mund të ndryshojë shoqërinë, A është artisti një politikan më i mirë?

Edi Rama: Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: Nuk ndryshon asgjë fare.

Nga ju prisja më shumë idealizëm?

Edi Rama: “Arti nuk ndalon të këqijat, si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën  bën njerëzit më të mirë. Unë thjesht nuk e besoj këtë. Nuk di poezi që të ketë ndaluar gjakderdhje. Nuk di që pikturë të ketë ndaluar bombat. Natyrisht, vlerësoj skulpturat që adresojnë racizimin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një tjetër lloj frike.

Çfarë do të thotë të udhëheqësh një vend? Të jesh përgjegjës?

Edi Rama: Është jeta e çmendur e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Puna ime është totalisht ndryshe nga sa shumë njerëz imagjinojnë. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.

A je i kënaqur me punën tënde?

Edi Rama:  Të jesh në zyrën e kryeministrit është punë e vështirë, por nëse do të isha i kënaqur nuk do të isha në atë zyrë. duhet të ecësh përpara e përpara. 

Cila është qasja e vendit tuaj ndaj Europës.

Edi Rama: Ne ende e duam Europën. Jemi ende të gatshëm për të dhënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur.

Tags: die weltEdi Ramaministratnderrimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.