Horoskopi, 25 janar 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 25 janar 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

194
0
Shares

Dashi

Kjo ditë do të jetë e mbushur me dyshime. Bëni kujdes ndaj personave që duan t’iu frenojnë, pasi nuk do të jenë dakord me projektet që ju i keni përzemër. Parashikohen konflikte të vogla në dashuri. Do të jeni të dyjëzuar mes historive të së kaluarës dhe atyre të lindura së fundmi.

Demi

E premtja është një ditë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Nëse duhet të organizoni një takim, kjo ditë premton shumë. Po ashtu është ideale për të rikuperuar energjinë dhe formën fizike. Dashuritë e lindura prej pak kohësh, do të duhet të kalojnë disa prova.

Binjakët

Po afron fundi i muajit dhe kjo është diçka mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, pasi presin disa zgjidhje. Mbani parasysh se një ndryshim në punë ose në dashuri, duhet menaxhuar me kujdes. Sa i takon ndjenjave, ky është momenti për të shëruar plagët.

Gaforrja

Do të keni dëshirë për të provuar një dashuri, por bëni kujdes të mos e teproni me kërkesat tuaja. Prej disa kohësh, nuk ka asgjë që t’iu pëlqejë dhe do e gjeni veten të dyjëzuar. Ndikimi i kundërt i Saturnit, parashikon momente tensioni.

Luani

Gjatë kësaj dite do të ndiheni të zotët për të çuar përpara projekte të reja, dhe nëse ka diçka që nuk shkon në jetën tuaj, do të mendoni që ta ndryshoni. Takimet e kësaj dite janë shumë të rëndësishme, ndaj mos i shmangni.

Virgjëresha

Do të keni mundësi të mëdha gjatë kësaj dite, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të mbështesë kryesisht dashurinë dhe takimet. Mund ta gjeni veten protagonistë të ndryshimeve. Kush ka jetuar një histori që ka lindur prej pak ditësh, do të ketë mundësi rikuperimi.

Peshorja

Do të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe për të jetuar një lidhje në mënyrë më të qetë, shkruan noa.al. Nëse një histori nuk funksionin siç duhet, bëni mirë të flisni qartë! Ballafaqimet premtojnë shumë.

Akrepi

Kjo e premte ju fton që të riktheheni në lojë, edhe pse mund të jeni të zhgënjyer sa i takon ndjenjave. Ajo që ka rëndësi në këtë moment është reflektimi dhe dëshira për të dashuruar. Mos i nënvlerësoni emocionet e reja, si dhe ndonjë projekt në çift.

Shigjetari

Kjo ditë është mjaft e rëndësishme, ku do të kërkoni të jeni të lirë për të vepruar, si dhe për të bërë diçka të bukur për të rizgjuar optimizmin dhe dëshirën tuaj të brendshme. Kjo e premte favorizon raportet sociale si dhe emocionet e reja.

Bricjapi

Këshillohet që të merrni një periudhë për të reflektuar me veten. Është e rëndësishme që të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë nga vetja dhe të tjerët. Duket sikur inatin e keni me gjithë botën dhe e kundërta, por nuk është kështu. Duhet vetëm të qartësoni situatën.

Ujori

Kjo e premte sjell me vete dëshirën për njohje të reja dhe jo vetëm në dashuri. Ndikimi i Uranit tek të lindurit e kësaj shenje, mund të sjell një ndryshim të papritur. Parashikohen shkurtime shpenzimesh dhe mbyllje të fazave tejet të rëndësishme. Kjo është dita e duhur për të folur hapur me persona, të cilët mund të ndryshojnë jetën tuaj. Përballuni sa më parë me problemet.

Peshqit

Nëse jeni të dyjëzuar mes dy historive të dashurisë, ky është momenti për të bërë një zgjedhje, pasi po torturoni veten. Zemra juaj së fundmi ka qenë e trazuar nga emocionet, të cilat vështirë se mund të menaxhohen. Të gjitha zgjedhjet e bëra gjatë këtij muaji, do të marrin drejtimin e duhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY