Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Numri i grabitjeve po “thyen rekord”, zbulueshmëria ‘zero’, Veliu presion vartësve

23/01/2019
Numri i grabitjeve po “thyen rekord”, zbulueshmëria ‘zero’, Veliu presion vartësve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rritet numri i grabitjeve të banesave dhe bizneseve në vend krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 20 ditët e para të Janarit janë regjistruar 62 vjedhje me thyerje, ku pre kanë rënë bizneset e të gjitha kategorive si edhe banesat familjare. Krahasuar me Janarin e 2018-s trendi ka ndryshuar.

Fokusi i hajdutëve nuk është më vetëm te vjedhjet e shtëpive, por edhe te bizneset. Madje edhe bankat e nivelit të dytë kanë rënë pre e grabitjeve, përmes thyerjes së bankomateve. Rasti  më i rëndë u shënua në Urën Vajgurore, ku hajdutët vendosën një sasi tritoli për të marrë paratë që ndodheshin brenda një bankomati.

Ajo që është më shqetësuese për autoritetet policore është zbulueshmëria e autorëve të grabitjeve në të gjithë vendin.

Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me vartësit e tij si edhe me drejtues të policisë vendore, disa ditë më parë, duke u kërkuar rezultate konkrete në këtë drejtim. Madje burime nga mbledhja me dyer të mbyllura pohojnë për ABC Neës se disa nga drejtorët e qarqeve më problematike janë kërcënuar nga Veliu me lëvizje nga detyra apo edhe më keq, me lirim prej radhëve të saj.

Gjatë gjithë vitit 2018 u regjistruan në Tiranë rreth 130 vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe nga ato, 22 persona rezultuan si të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Grabitjet e banesave dhe bizneseve, sipas specialistëve të policisë, shtohen në periudhën e festave të fundvitit si edhe gjatë pushimeve të muajti gusht. Rastet më të rënda të grabitjeve të bizneseve me armë gjatë vitit 2018, ku pati edhe viktima, ndodhën në Tiranë dhe Fie

Tags: Ardi veliugrabitje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.