4 dyshohet se është numri i personave që kanë kryer grabitjet gjatë natës në zonën e Korçës.
Sipas informacioneve të fundit, referuar burimeve, autorët mendohen të jenë të njejtë për të treja grabitjet e bizneseve. Të maskuar dhe të armatosur ata kanë marrë shuma parash.
Njëri prej bizneseve të grabitura është një fabrikë për prodhimin e letrave, e cila ndodhet në dalje të qytetit.
Autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme lekësh nga kasaforta. Kasaforta ndodhej në një prej zyrave në katin e dytë të fabrikës, e cila ruhej me roje.
Biznesi i dytë i grabitur me hidrosanitare ndodhej në aksin rrugor Korçë-Dishnicë. Gjatë natës në fshatin Bulgarec është grabitur banesa dhe biznesi, furrë buke ku autorët kanë marrë një sasi parash.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa po punon për gjetjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/