Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hap mbrapa, rritet risku i udhëtimit përmes Shqipërisë

22/01/2019
Hap mbrapa, rritet risku i udhëtimit përmes Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Udhëtimi për në çdo vend në botë gjithmonë vjen me rreziqet e veta.

Sa e lehtë është të udhëtosh përreth? A ka kërcënime në fushën e sigurisë? Çfarë masash shëndetësore duhet të merrni kur udhëtoni në destinacione të veçanta? Këto çështje të rëndësishme duhet t’i merrni në konsideratë përpara se të hipni në avion, tren apo makinë, thekson një studim i fundit i Control Risk për 2019.

Nëpërmjet një harte të përpiluar nga “International SOS and Control Risks”, udhëtarëve u tregohet për çdo shtet siguria që i pret në udhëtimin e tyre, e parë në këndvështrimin e rreziqeve shëndetësore, siguria në rrugë dhe siguria u udhëtimit në tërësi.

Sipas hartës, Shqipëria ka risk të mesëm të udhëtimit. Ky nuk është një tregues shumë pozitiv për turistët që duan të udhëtojnë, duke marrë në konsideratë se kemi pasur një renditje më të mirë vitin e kaluar (rrezik të ulët).

Sipas treguesit tjetër, atë të sigurisë në rrugë, Shqipëria gjendet në një nivel të moderuar, duke pasur kështu riskun e udhëtimit në rrugë. Edhe rreziqet shëndetësore ndodhen në të njëjtin nivel. Raporti thekson se kjo është përllogaritur sipas të dhënave të fundit të ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas raportit, risku shëndetësor i vendit tonë është në nivele mesatare. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është ndër vendet që “kërcënojnë” shëndetin e një udhëtari, por rreziku ekziston në një nivel mesatar dhe për këtë, duhet fillimisht informacioni i duhur rreth vendit dhe çfarë problematikash shëndetësore mund t’ju prekë, si dhe informacion mbi qendrat shëndetësore ku do të lëvizni. Për shembull, një turist duhet të informohet në varësi të destinacionit se ku e ka qendrën shëndetësore më të afërt, duke qenë se jo të gjitha sitet turistike kanë një të tillë.

Europa, Amerika e Veriut, Kili, Uruguai, Afrika e Jugut, Japonia, Zelanda e Re dhe Australia të gjitha konsiderohen të jenë të sigurta, sipas raportit.

Rreziku i lartë në ekstrem përfshijnë pjesë të mëdha të Afrikës, si dhe zonën aziatike si Afganistani, Pakistani, Siria, Jemeni, India. Raporti vë në rrezik edhe disa shtete të Amerikës së Jugut si Venezuela. Këtë vit, në ndryshim nga viti i shkruar, Ukraina nuk konsiderohet më rrezik në Europë dhe kontinenti i vjetër nuk ka asnjë shtet me ngjyrë të kuqe.

Vende dhe rajone të tjera që raportojnë se paraqesin një kërcënim të madh për udhëtarët në rrugë janë Mongolia, Kina, Irani, Kazakistani, Brazili, Bolivia dhe Paraguai, për shkak të mungesës së sinjalistikës, rrugët e dëmtuara etj. /Monitor

Tags: shqiperiaudhetime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.