PD vendos nesër për strategjinë e protestave

PD vendos nesër për strategjinë e protestave

96
0
Shares

Kryesia e PD do të vendosë nesër për strategjinë e protestave, pas konsultimit të Kryetarit të PD, Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve.

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI, PAS MBLEDHJES SË KRYESISË SË PD. 

Pyetje: Çfarë vendimi mori kryesia?

Gazment Bardhi: Siç jeni në dijeni, sot ishte mbledhja e parë e konstituimit të kryesisë së re të Partisë Demokratike. Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që ngarkoi kryesinë e re me organizimin e protestave popullore, me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës, sot Kryesia ka diskutuar mbi strategjinë e protestave që do të ndjekë Partia Demokratike dhe opozita për realizimin e kësaj vendimmarrjeje të Këshillit Kombëtar. Vendimi i kryesisë së Partisë Demokratike është që nesër në orën 11.00 të thërrasë mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, një organ i ri statutor i Partisë Demokratike, për të diskutuar paraprakisht me ta mbi strategjinë e protestave që do të ndiqen dhe, më pas, gjatë pasdites, do të ketë një mbledhje tjetër të kryesisë së Partisë Demokratike, mbi detajet dhe strategjinë e protestave që do të ndjekë opozita.

Ky ishte vendimi i kryesisë. Nesër në orën 11.00 do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve, që do të diskutojë formën e protestës, datën e protestës dhe të gjitha detajet që lidhen me protestën dhe me zbatimin e vendimit të Këshillit Kombëtar.

Pyetje: a mund të jetë 20 shkurti një datë e mundshme?

Gazment Bardhi: Nuk ka një vendim mbi këtë çeshtje, e përsëris, ka pasur një diskutim të të gjithë anëtarëve të kryesisë për strategjinë që do të ndiqet për protestat. Do të mblidhet Kolegji i Kryetarëve në orën 11.00 të ditës së nesërme. Ju lutem, duroni deri nesër për detajet e mënyrës, formës, datës, orës dhe të gjitha cështjeve të tjera që lidhen me protestën. E vetmja thirrje që kam, është që ju t’i bashkoheni protestës së opozitës.

Faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY