FOTO/Ngjitej maleve vetëm me bikini, alpinistja gjendet e vdekur dhe e ngrirë

FOTO/Ngjitej maleve vetëm me bikini, alpinistja gjendet e vdekur dhe e ngrirë

250
0
Shares

Një alpiniste të cilën e pagëzuan me emrin ‘Alpinistja me bikini’ ka habitur të gjithë me ngjarjen e fundit të ndodhur.

Pasi u bë e njohur për ngjitje në male me bikini, aventurat e saj kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Gigi Wu, e njohur edhe si Wu Chi-yun, filloi një ekskursion solo më 11 janar në Parkun Kombëtar të Yushan të Tajvanit, përpara se të gjendej e vdekur nga ekipet e shpëtimit.

36-vjeçarja kishte përdorur telefonin e saj satelitor më 19 janar, duke zbuluar se ajo kishte ngecur në më shumë se 20 metra poshtë një luginë.

Wu tha se ajo ishte e bllokuar në fund dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë ecjes.

Korpusi Kombëtar i Shërbimeve Ajrore të ishullit tha se u përpoq të dërgonte helikopterët e shpëtimit në vendin ku ndodhej, por fluturimet u penguan për shkak të kushteve të këqija të motit.

Ai në fund vendosi të dërgonte dy ekipe kërkimi dhe shpëtimi, të përbërë nga tre anëtarë. Ata gjetën trupin e Wu-së në  28 orë më vonë të ngrirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY