Me foto të Katsifas, organizata greke paralajmëron protestë masive

Me foto të Katsifas, organizata greke paralajmëron protestë masive

164
0
Shares

Mijëra qytetarë grekë kanë paralajmëruar sot një protestë masive.

Shak për këtë tubim është bërë marrëveshja e Prespës për emrin e Maqedonisë.

Qytetarët nuk janë dokord me arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke argumentuar se nuk është marrë mendimi i tyre dhe se shkel kushtetutën dhe sovranitetin kombëtar.
Ndërkohë, organizata nacionaliste greke e “Epirit të Veriut” ka paralajmëruar se në tubimin e sotëm që do të zhvillohet në orën 12:30, do të shpaloset dhe një flamur i Kostandin Katsifas, pasi sipas tyre ai do të ishte aty me to duke protestuar për të drejtat kombëtare.

Minoritari grek  Kostandin Katsifas, u vra nga Forcat e RENEA, pasi ky i fundit hapi zjarr ndaj policisë shqiptare në fshatin Bularat.

Kacifas ishte pjesë e forumit Rinia e Vorio-Epirit, një organizatë ekstremiste që propagandon pavarësinë e “Epirit të Veriut” nga Shqipëria

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY