“Babalja” shpëton nga Krimet e Rënda: Nuk ka trafik ndërkombëtar, dosja kthehet...

“Babalja” shpëton nga Krimet e Rënda: Nuk ka trafik ndërkombëtar, dosja kthehet …

150
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda ka pezulluar hetimet për akuzën e “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” për dosjen e njohur si “Babalja”.

Me argumentin se gjatë këtyre muajve hetime nuk është zbuluar asnjë element i veprës penale, Prokuroria e Krimeve të Rënda pezulloi hetimet për trafik ndërkombëtar droge dhe dosjen e ka transferuar edhe një herë në Polici, për të vazhduar me hetime të tjera, që mund të nxjerrin të dhëna për persona të dyshuar për trafik kanabisi, nga Vlora drejt Italisë, ashtu siç pretendonte Albert Veliu në audio-përgjimin e bërë publik rreth një vit më parë nga Partia Demokratike.

babale

Kujtojmë se pak muaj më parë, Krimet e Rënda i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Tiranës një pjesë të dosjes, që përfshinte vetëm akuzat e “Deklarimit të rremë” kryer në bashkëpunim. Në burg për këtë dosje ndodhet vetëm Fredi Alizoti, ndërsa në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, gazetari që mori përsipër që kishte kryer audio-regjistrimin, Jetmir Olldashi. Në audio-përgjim pretendohej se Albert Veliu fliste më vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të trafikuar një sasi lënde narkotike kanabis sativa nga Vlora në drejtim të Italisë. Por referuar hetimeve të kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, nga dëshmitë e siguruara, kemi të bëjmë me një kallëzim të rremë.

Babalja

HETIMET

Nga hetimet, i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, njoftoi Prokuroria disa muaj më parë. Sipas organit të akuzës, ky shtetas është shoqëruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas komunikimit me sallën operative të kësaj Drejtorie, po në këtë datë.

“Fredi Alizoti, ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me vendimin e prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykatës nr. 457, datë 24.05.2018, pra, disa ditë para se të komunikonte me sallën operative të Policisë Fier dhe të pyetej nga Prokuroria. Kjo për shkak se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si personi që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar duke bërë biseda, për të cilat ka pasur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audio-përgjimit.

agron-xhafaj-1

I pyetur në datë 01.06.2018, ky shtetas ka deklaruar që rreth orës 16:00, të datës 01.06.2018, kishte kërkuar të komunikonte me drejtorin e Policisë Fier, pasi donte të deklaronte disa fakte. Ka kontaktuar me drejtorin, i cili e ka orientuar që të jepte deklarime në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh. Rreth muajve tetor-nëntor të vitit 2017, ai i kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte.

I kishte ofruar që të bënin një regjistrim dhe shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim, “Babalja” i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafaj”, njoftoi Prokuroria./panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY