Ministrat e rinj të Ramës janë betuar ditën e sotme me një ceremoni në Presidencë.
E ku pritej të shoqëroheshin nga Rama, të 7 ministrat dhe zv.kryeministri Erion Braçe si dhe anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave janë betuar në institucionin e Presidencës pa prezencën e tij.
Siç shihet edhe në foto, kryeministria është përfaqësuar me sekretarin e përgjithshëm Ëngjëll Agaçi.
Kjo të çon rrjedhimisht në arsyetimin se Kryeministri ka ‘preferuar hakmarrjen’, kjo pasi presidenti Ilir Meta ende nuk e ka dekretuar atë në postin e ministrit të Jashtëm, edhe pse është brenda afatit 7-ditor të Kushtetutës.
Kjo është hera e parë që kryeministri nuk merr pjesë në një ceremoni të betimit të ministrave të zgjedhur nga ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/