Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Akuza ndaj ish-presidentit, mori 100 milion euro nga trafikanti i drogës

16/01/2019
Akuza ndaj ish-presidentit, mori 100 milion euro nga trafikanti i drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-presidenti meksikan, Enrique Peña Nieto akuzohet se ka marrë një ryshfet 100 milionë dollarësh nga “mbreti” i karteleve të drogës, Joaquin Guzman, i njohur edhe si “El Chapo”, sipas një dëshmitari në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij në SHBA.

Alex Cifuentes, që pretendon se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Guzmanit për vite me radhë, ka thënë përpara jurisë se kishte informuar autoritetet për ryshfetin në vitin 2016

Guzman akuzohet si organizatori i kartelit famëkeq të drogës, atij të Sinaloas, që konsiderohet prej prokurorëve si furnizuesi më i madh me drogë i tregut në Shtetet e Bashkuara.

Enrique Peña Nieto shërbeu si president i Meksikës për 6 vite, nga 2012 deri në 2018-n.

Guzman, 61 vjeç, po gjykohet nga një juri në Brooklyn që prej nëntorit të vitit të kaluar, pasi u ekstradua nga Meksika për t’u përballur me drejtësinë amerikane, për akuzat e trafikimit të kokainës, heroinës apo drogave të tjera, si lideri i atij që Amerika e quan karteli më i madh i drogës në botë.

Sipas reporterëve në sallën e gjyqit në Brooklyn, Peña Nieto kishte kërkuar 250 milionë dollarë ryshfet, përpara se të pranonte shumën prej 100 milionë dollarësh.

Cifuentes pretendon se dërgesa e shumës është bërë në Mexico City në tetor të vitit 2012, nga një mik i ngushtë i El Chapos. Cifuentes vet, një bos kolumbian droge që e përshkruan veten e tij si “krahu i djathtë” i El Chapos, ka punuar si sekretar i tij dhe kaloi dy vite në arrati në malet meksikane, për shkak se ishte vënë nën gjuetinë e autoriteteve.

Ai u arrestua në Meksikë në vitin 2013 dhe u ekstradua më vonë në Shtetet e Bashkuara, ku pranoi fajësinë për trafikim droge në një pakt me prokurorët.

Peña Nieto nuk ka reaguar ndaj akuzave të fundit, por më herët ka refuzuar çdo akuzë për korrupsion që ka dalë nga gjykimi, që prej nisjes së tij në nëntor.

Ndërkohë, avokati i Guzmanit, Jeffrey Lichtman ka pretenduar e lideri i vërtetë i kartelit të Sinaloas është Ismael “El Mayo” Zambada, i cili i ka shpëtuar përndjekjes duke dhënë ryshfet për “të gjithë” qeverinë meksikane, përfshi ish-presidentët Peña Nieto dhe Felipe Calderóne.

Tags: lekepresident

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.