Pak pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cilësuar si “Eksobari i Ballkanit’, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë për mediat.
Lleshaj e ka quajtur sukses të policisë këtë arrestim, duke theksuar se tha ky ishte një operacion të jashtëzakonshëm me rezultate të frytshme.
Pa dhënë shumë detaje për arrestimin dhe për ‘operacionin’, Lleshaj ka thënë:
”Arrestimi i sotëm është një rezultat se Policia e Shtetit është në një nivel të lartë gatishmërie për të kaluar në një fazë të re. Operacioni vazhdon dhe se forca e ligjit do të shënojë një intesitet të ri, dhe të tjerë persona do të përfundojnë prapa hekurave”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1075078449282847/?notif_id=1547549951280432¬if_t=live_video
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/