Me kërkesë të Ramës, nesër Kuvendi zhvillon seancë të jashtëzakonshme

Shares

Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.

Ky vendim vjen pak ditë pas ndryshimeve që ndodhën në kabinetin qeveritar, ku u emëruan 7 ministra të rinj.

Mësohet se seanca është kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Seanca në fjalë do të mbahet për miratimin e dekreteve të ministrave të rinj.

Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.
Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar.
Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet ne njoftimin e Kuvendit.

LISTA

. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj 

. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...