Kjo javë nis me reshje shiu.
Pjesa e parë e ditës do të mbetet me kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje shiu e dëbore më të dendura përgjatë kufirit lindor.
Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit, me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë.
Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -5°C zonat malore deri në 12°C në bregdet.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/