PD: Prokuroria të hetojë menjëherë pushtimin nga policia të universiteteve

PD: Prokuroria të hetojë menjëherë pushtimin nga policia të universiteteve

82
0
Shares

PD ka reaguar sot në lidhje me njoftimin e Kryeministrit Rama se nga nesër përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve për të asistuar studentët që duan shpjegime lidhur me VKM mbi tarifat dhe bursat brenda janarit.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shprehet se Rama kërkon të marrë nën kontroll edhe Universitetet, ndërsa vijojnë skenarët e dhunës dhe terrorit ndaj studentëve të ngujuar në Universitete.

“Prokuroria duhet te hetoj menjëherë dhunën e policisë ndaj studenteve dhe shkeljen e ligjit nga administratoret e qeverise pranë universiteteve”- thotë ndër të tjera Zhupa.

Postimi i plotë:

Gjithcka per te vene nen kontroll dhe universitetet!

Ne fillim u mundua ti bleje studentet-nuk ia doli. Pastaj perdori percarjen e tyre por pa rezultat. Vazhdoj me kercenimin dhe shantazh ndaj prinderve- nuk ia arriti.

Vijoj me skenaret e dhunes dhe terrorit. U coi policine e shtetit dhe dhunoi studentet. I la pa buke, pa uje, pa drita. U coi administratore te prishin protesten. U coj policine e Safet Gjicit te shtyp protestuesit.

Tani do coj te besuarit te tij te kontrollojne sekretarite e fakulteteve, duke shkelur mbi autonomine e institucioneve te arsimit.

Edi Rama eshte gati te beje gjithcka per pushtetin e tij. Prokuroria duhet te hetoj menjehere dhunen e policise ndaj studenteve dhe shkeljen e ligjit nga administratoret e qeverise prane univesitetete.

Cdo vonese ne nisjen e hetimeve e ben prokurorine bashkefajtore me Edi Ramen ne dhunen ndaj studenteve dhe ne shkeljen e ligjit dhe te drejtes per te protestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY