Në një njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendje e akseve kryesore të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ARRSH ka treguar se cilat rrugë ende nuk janë hapur nga kontraktorët dhe duhet lëvizur me zinxhirë.
Njoftimi:
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.
Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.
Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:
– Qafë Mali-Fierzë
– Ura e Cerenecit-Steblevë
– Qafë Bualli-Krastë
– Trebisht-Doganë
Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir
– Kuben-Vasije
– Peshkopi-Qafë Draje
– Peshkopi-Ushtelencë
– Domaj-Draj Rec
– Bulqizë-Fushë Bulqizë
Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.
– Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
– Rruga Lunik –Steblevë
– Krujë-Sarisalltik
Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.
Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/