Banorët e Kënetës në protestë pas aksidentit tragjik

Banorët e Kënetës në protestë pas aksidentit tragjik

127
0
Shares

Banoret e zonës se ish kënetës po protestojnë për mungesën e sinjalistikës në rrugën “Vëllazërimi”, në të cilën vetëm një natë më parë mbetën të vdekura dy gra të cilat u përplasën nga një makinë.

Vetëm në  harkun e dhjetë viteve ne rrugën “Vëllazerimi” janë aksidentuar me pasoje vdekje 24 persona, gra, burra dhe fëmijë. Banoret kërkojnë vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit.

Rruga “Vëllazërimi” në te dy krahët është e mbushur me shtëpi dhe biznese. Rruga “Vëllazërimi” nga banorët konsiderohet si rruga e vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta.

Aksidenti ndodhi mbrëmë, ku një 22-vjeçar tashmë i arrestuar përplasi për vdekje, dy gratë, nuse dhe vjehrrë.

Foto nga vendngjarja

Njoftimi i policisë:

“Shtetaset e aksidentuara me pasojë vdekjen në aksidentin e ndodhur në lagjen Nr.17/1 janë  B.C. 56 vjeçe dhe S.C. 38 vjeçe”, njoftoi Policia.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se “në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetase këmbësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”.

3be6d63b-4911-4aab-b5f4-19494918d80a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY