Lëvizja Socialiste në Integrim gjatë konventës së sotme ka prezantuar dhe sloganin me të cilin do të vijë në zgjedhjet e ardhshme vendore.
‘Shqipëria, shtëpia juaj’ është slogani me të cilën do të prezantohen në zgjedhje. Në konventën e sotme, LSI njohu anëtarët e saj me një konventë prej 7 pikash, si zgjidhja për krizën e vendit.
Kryemadhi foli me bindje të madhe për këtë konventë, ndërsa tha mesazhin e qartë se çdogjë që LSI do të ndërmarrë në vijim, do të jetë në funksion të shqiptarëve.
“Partia jonë që e ka emrin LSI është ajo parti politike, e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare. Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën” tha Kryemadhi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/