Studentët e Fakultetit të Politeknikut, Juridikut dhe Ekonomikut vazhdojnë ende ngujimin brenda godinave duke u shprehur të vendosur për ta çuar deri në fund protestën studentore.
Së fundmi, nga informacione që vijnë nga studentët, mësohet se nuk u është lejuar ushqimi brenda nga policia.
Bëhet fjalë për studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit të cilët nuk lejohen nga forcat e sigurisë të marrin ushqim nga jashtë dhe as ngrohëse.
Studentët shprehen se po i detyrojnë që të futen në grevë urie me zor. Rojet dhe policia nuk kanë lejuar studentët as të dalin as të futen në fakultete.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/