Policia e Shtetit shkel autonominë e Universitetit, studentët e Ekonomikut: Na dhunuan

Policia e Shtetit shkel autonominë e Universitetit, studentët e Ekonomikut: Na dhunuan

108
0
Shares

Sot në protestën e studentëve është përfshirë dhe policia e shtetit. Mes tyre dhe studentëve të Ekonomikut u shënuan përplasje brenda dhe jashtë Fakultetit, teksa një grup studentësh tentuan të hyjnë brenda për të bllokuar hyrjen dhe vijuar ngujimin në Fakultet.

Studentët e Ekonomikut për gazetaren e Ora News, Nertila Dosti, denoncuan dhunën e ushtruar ndaj tyre nga policia e shtetit. Ata thanë se do të bëjnë padi në prokurori.

“Studentët u dhunuan dhe kjo punë do të përfundojë keq, kaq”.

” Turp të kenë, pse na largojnë me dhunë ne? Polici i tha policëve privatë të sigurisë të na largojnë ne, pse merr urdhër ky nga polici? Zoti administrator ka thënë që policia nuk ka të drejtë të futet brenda Fakultetit pa pasur akte dhune, pa pasur një arsye. Çfarë arsye pati policia që futet këtu?Ne kemi ardhur këtu vetëm në mënyrë paqësore, shkolla është e jona dhe kemi gjithë të drejtën të rrimë këtu.  Ndërkohë që shokët tanë dhunohen brenda, Security bënte gardh dhe nuk lejonte pjesën tjetër të futemi. Edhe unë isha brenda. Polici i shëndoshë me mustaqe më tërhoqi nga rripi, më kapi veç dhe më tha do të rrah.Ta dijë se do ta them këtë dhe në prokurori”.

” Mua më kapën nga fyti dhe nuk më lejonin të futesha brenda. Ku ishte Security për të mbrojtur studentët? Policia nuk ka të drejtë të futet brenda, jo më të dhunojë studentët.Do të qëndrojmë këtu, Fakulteti është i joni.Kemi vendosur për ngujim”.

“Unë isha brenda, më goditi një polic”.

“Ka dy ditë që kemi vijuar ngujimin.Policia shqiptare vjen dhe thyen ligjin.Studentët femra dhe meshkuj tërhiqen zvarrë.Nëse kjo protestë ka qenë paqësore nga fillimi, ishin ata që ndërhynë dhe ja prishën imazhin kësaj proteste. Të gjithë policët që dhunuan sot studentët do të paditen në prokurori”. /Ora news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY