Grabitja e depos me armë, ish-ministri: Hiqini policët nga universiteti e lëshojini...

Grabitja e depos me armë, ish-ministri: Hiqini policët nga universiteti e lëshojini të kapin hajdutët

233
0
Shares

Ish-minsitri Ylli Manjani ka reaguar pas grabitjes së depos me armë në Pashaliman dhe shkruan me ironi një mesazh për zyrtarët dhe anëtarët e NATO-s.

Sipas tij, ata duhet të ruajnë Shqipërinë dhe mos të merren me informacionet e klasifikuara.

”O zyrtarë, anëtarë të NATO-s!
Gjeneralë, ministra e Kryeministër!
Ruani depot e armëve të paktën, pa lëreni informacionin e klasifikuar se nuk ua lë njeri juve në dorë!
Është grabitur një depo në një zonë ushtarake rreptësisht të ndaluar, në Pashaliman!
Ruani Shqipërinë, lëreni Irakun e Afganistanin se nuk jeni për atë punë!
Hiqini ato policë nga universiteti e leshojini të kapin ndonjë hajdut, se latë nam!
Degjenerim i hapur…, shkruan Manjani.

Kujtojmë që në  në bazë ushtarake janë vjedhur 3 armë të llojeve të ndryshme.

Sipas informacioneve bëhet me dije janë shoqëruar pesë ushtarakë në lidhje me këtë grabitje në historinë e ushtrisë shqiptare.

Grabitja është konstatuar gjatë natës së të enjtes në datën 10 janar. Në vendin e rojes ushtari që do duhej të ruante armët nuk ndodhej në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vjedhja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY