Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fikja e transmetimeve analoge, AMA bën njoftimin e rëndësishëm

11/01/2019
Fikja e transmetimeve analoge, AMA bën njoftimin e rëndësishëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë një njoftim të rëndësishëm përsa i përket procesit të  mbylljes së transmetimeve analoge. AMA njofton se  në Tiranë, Durrës dhe Vlorë procesi është shtyrë deri në datën 1 shtator 2019.

Në qarqet Tiranë dhe Durrës është përqendruar numri më i madh i banorëve dhe  bazuar në të dhënat e deritanishme nga operatorët ekonomikë tregtarë, evidentohet se ende nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se mbyllja e transmetimeve analoge televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës parashikuar për në datën 15 janar 2019, shtyhet për në datën 1 Shtator 2019.

Në këto dy qarqe, aktualisht bashkë ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike, kjo metodë simultane transmetimi e cila garanton vazhdimësinë e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë periudhës tranzitore, do të vijojë deri në datën 1 Shtator 2019.

Kujtojmë se, për familjet tashmë të pajisura me dekoder, vijojnë transmetimet digjitale tokësore të cilat sigurojnë cilësi të lartë në 36 kanale televizive pa pagesë.

AMA mban në konsideratë se në qarqet Tiranë dhe Durrës është përqendruar numri më i madh i banorëve dhe evidentohet, bazuar në të dhënat e deritanishme nga operatorët ekonomikë tregtarë, se ende nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2. Gjithashtu, duke mbajtur parasysh vendimin nr. 547/2018 të Autoritetit të Konkurrencës, që rekomandon rritjen e sensibilizimit ndaj opinionit publik, për qarqet e Tiranës dhe Durrësit, por edhe në qarqet në vijim ku pritet të ndodhë digjitalizimi, AMA vijon punën për përmirësimin e fushatës informuese për publikun, përfshirë edhe ndryshimin e përmbajtjes së spoteve informuese, njoftimeve, apo zgjerimin e kanaleve të komunikimit.

Kuadri ligjor që normon procesin e digjitalizimit kërkon domosdoshmërisht pajisjen e plotë të audiencës me marrës numerikë, ose dekodera, në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë kësaj periudhe tranzitore.

Për këtë qëllim, AMA vijon të nxisë operatorët e tregut që të sigurojnë sasinë e mjaftueshme të këtyre pajisjeve, me qëllim finalizimin e këtij objektivi në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Ndërkohë, AMA po finalizon zbatimin e procesit të digjitalizimit të transmetimeve televizive edhe në qarkun e Vlorës, ku është i njëjti afat i mbylljes së sinjalit analog, 1 Shtator 2019. Edhe në këtë qark janë ndezur transmetimet numerike të operatorit publik dhe të disa prej atyre private kombëtare, prej të cilave ofrohet rreth dyfishi i kanaleve televizive pa pagesë, për ato familje që janë pajisur me dekoder DVB-T2.Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Tags: amadixhitalizimiShtyhet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.