Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bora “pushton” vendin, Ministrja Xhaçka: Mos dilni nga shtëpitë për 48 orë

09/01/2019
Bora “pushton” vendin, Ministrja Xhaçka: Mos dilni nga shtëpitë për 48 orë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka adresuar një apel sot për të gjithë qytetarët nisur nga situata e keqe me motin, duke i kërkuar të evitojnë lëvizjet gjatë 48 orëve të ardhshme.

Sipas saj, situata pritet të jetë e njëjtë edhe për 24 orët e ardhshme, duke shtuar se “qarqet më të prekura nga moti i keq janë Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani”.

Sipas ministres, akset kombëtare janë të qarkullueshme me përjashtim të rrugës Tepelenë – Gjirokastër dhe një pjesë në drejtim të Kakavijës. Ndërkohë po punojnë 100 mjete borëpastruese dhe mbi 2000 efektivë të Forcave të Armatosura, OSHEE dhe shëndetësia janë në gatishmëri.

“Sa i takon akseve rurale të bllokuara janë akset në zona e thella malore kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Elbasan. Aktualisht në të gjitha qarqet e prekura nga dëbora janë aktivizuar mbi 100 mjete që po punojnë për hapjen e akseve më problematike.

Mbi 2000 efektivë të Forcave të Armatosura të Policisë së Shtetit, punonjës të OSHEE-së dhe shëndetësisë janë në gatishmëri të plotë për t’ju gjendur pranë banorëve për çdo problem të vërejtur. Helikopterët e Forcave Ajrore dhe ekuipazhet e tyre janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë nga ajri për t’ju përgjigjur të gjitha problemeve shëndetësore apo kërkesave që mund të vijnë për bazë ushqimore në të gjitha ato fshatra të cilat janë të izoluara nga moti i keq.

Që të minimizojmë pasojat e motit të keq i bëj thirrje firmave kontraktore në të gjitha bashkitë që të respektojnë kontratat për mirëmbajtjen dhe zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre. U bëj me dije të gjitha këtyre kompanive të cilat mund të mos respektojnë kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve se në çdo rast po monitorohen dhe do të penalizohen sipas ligjit.

Shtimi i masave të kontrollit nga policia e shtetit dhe disiplinimi i qarkullimit rrugor sidomos në zonat me rrezik të shtuar duhet të shoqërohet edhe me kufizimin dhe mbajtjen nën kontroll të qarkullimit të automjeteve me tonazh të lartë”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Tags: mot i keqNJOFTIMOlta Xhacka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.