Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një sërë problemesh si në qarkullimin e automjeteve ashtu edhe në furnizimin me energji elektrike. Situata më e rëndë paraqitet në zonat e thella malore, ku shteti duket se nuk ekziston.
E tillë është situata edhe në rrugët që lidhin fshatrat e Kukësit me qytetin, ku trashësia e dëborës dhe ngricat, kanë bllokuar zona të tëra, por edhe mësuesit të cilët janë përpjekur të shkojnë për të dhënë mësim në Shishtavec.
Në videon e mëposhtme shihen mësuesit e bllokuar nga bora në rrugë.
Bashkia dhe Prefektura i kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, për shkak të mungesës së fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa banorët mbeten në mëshirë të fatit, kur bora të shkrijë nga dielli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/